Akuza është bërë nga, Shemsho Lamaj, një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike në këtë qytet. Lamaj në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report pohon se gara mes tij dhe Bejkos për shkak të diferencës prej vetëm 6 votash, në të vërtetë është në balotazh pavarësisht manipulimeve, të cilat i argumenton më poshtë.
“Kam kërkuar zyrtarisht nga Kryetari i PD, bërjen e balotazhit ose rikthimin e Kuvendit Zgjedhor te PD. Në fund nuk u dha procesverbal në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, nuk u rakordua numri i votuesve sipas listës së delegatëve dhe mandateve të dorëzuara nga delegatët. Dhe nëse i rakordojmë përfundimisht listën me fletët e votimit të gjetura në kuti për anëtarët e kryesisë, dalin që në kutinë për kryetarin kanë qenë 38 fletë votimi më shumë.” theksoi Lamaj
Lamaj ndër të tjera pohon se nuk e njeh legjitimimitetin e kreut aktual të Partisë Demokratike dega Gjirokastër.
“Minimalisht, nëse konkretizohet, zyrtarizohet ky Kuvend, atëherë kryetari i partisë nuk ka një mandat të zgjedhur nga vota por ka një emërim. Dhe natyrisht nuk do ta ketë tagrin e një kryetari të zgjedhur me votë direkt nga delegatët e degës Gjirokastër.” tha Lamaj
Japin doreheqjen kryetarja e Levizjes se Gruas dhe kryetarja e Forumit Rinor te PD Gjirokaster: Presione nga Tirana
Ndërkohë një ditë pas zgjedhjeve kanë dhënë doreheqjen nga kjo force politike, Kryetarja e Forumit te Gruas, Alije Kokalari dhe kryetarja e Forumit Rinor, Buljana Karagjozi. Kokalari në një prononcim telefonik me studion e lajmeve te televizionit A1 Report ka pohuar se shkak për dhënien e dorëheqjes janë presionet e shumta karshi saj, lidhur me këtë proces.
“Unë nuk lejoj që askush nga çdo anë, nga çdo klasë, nga çdo drup që të jetë, që të prekë dinjitetin dhe nderin tim dhe të familjes time. Kam pasur presione nga delegatë, edhe anëtarë kryesie. Kam pasur ofendime dhe fyerje nga ana e tyre të cilat për mua janë të padurueshme.” tha Kokalari për A1 Report