TIRANE- Zgjedhje e Andrea Manos në krye të Partisë Demokratike në Korçë ka përçarë anëtarësinë. Pasditen e djeshme në Korçë janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar dege ku nga numërimi i votave është zgjedhur Andrea Mano. Por zgjedhja e kësaj figure në krye të PD-së Korçë ka sjellë edhe përplasjen me anëtarësinë ku grupi Bode ka akuzuar procesin ku sipas tyre selia qendrore ka manipuluar listën e delegatëve.
Përplasja
Burime nga selia blu në Korçë bënë me dije se baza e anëtarësisë është përçarë ndërmjet tyre. Struktura e partisë ka akuzuar selinë qendrore si edhe kryetarin Lulzim Basha se ka paravendosur të zgjedhurin e tij për PD-në e Korçës duke manipuluar listën e delegatëve për zgjedhjet në struktura. Konkretisht bëhet me dije se në qendër të akuzave është i deleguari i PD-së në Korçë, Eno Bozdo si edhe kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Gerti Bogdani.
/Shqiptarja.com

VIDEO