Zgjedhjet në PD në Shkodër, fiton
kandidati i mbështetur nga Basha

Zgjedhjet në PD në Shkodër, fiton<br />kandidati i mbështetur nga Basha
Ramiz Çoba, pjesë e fraksion mbështetës të kryetarit Lulzim Basha është kryetari i ri i Partisë Demokratike për Shkodrën. Është dashur raundi i dytë i zgjedhjeve për të përcaktuar fituesin e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike në Shkoder.

Ish-deputeti i qarkut Shkodër, Ramiz Çoba kandidoi përballë ish-zv. ministritë të Shëndetësisë Bardh Spahisë. Çoba mori 20 vota me shumë se Spahija. 

Çoba është një nga të besuarit e Bashës në metropolin verior ndërsa ka edhe mbështetjen e ish- deputeti Gjok Uldedaj, çka bëri që në zgjedhjet e 14 qershorit krahu i Topallit të mbështesë Bardh Spahinë për shkak të debateve të hershme në mes Uldedajt dhe Topallit.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)