Zgjedhjet në PD, Osman Stafa
kryetari i Durrësit pas balotazhit

Zgjedhjet në PD, Osman Stafa<br />kryetari i Durrësit pas balotazhit
Osman Stafa është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e  Durrësit. Stafa kishte përballë Adi Mukën, i cili në qytetin bregdetar njihet si një biznesmen transporti dhe me një mbështetje të madhe nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

Zgjedhjet në PD-në  e Durrësit janë zhvilluar mes debateve dhe përçarjeve, pasi ka pasur akuza se kërkohej me ngulm nxjerrjen e Adi Mukës në kryetar të selisë blu të Durrësit.

Pas raundit të parë në balotazh doli Osman Stafa, një anëtar i vjetër i PD në Durrës, ish punonjës i policisë tatimore, dhe Adi Muka, një biznesmen që është marrë me transport mallrash, por që nuk ka qenë pjesë e strukturave të PD më parë.

Fituesi Osman Stafa ka një profil të ulët politik, por është militant i vjetër i PD-së. Ai marrë një shumicë votash pas përçarjeve si dhe diktimit që këtë garë ta fitonte rivali i tij.
 
jJa kush është Osman Stafa

-Lindur më 20.01.1965
-Ka mbaruar studimet e larta Ekonomi-Financë 1987-1991
-Lider i lëvizjes studentore dhjetor  1990
-Firmëtar në themelimin e PD
-Kryetar i grupit të grevës në takim me ish kryeministrin Adil Çarçani
-Për tërë kontributin e dhënë është dekoruar me medaljen e Trimërisë
-1992-1994 Kryetar I policisë financiare Durrës-Krujë
-1994-1997 ka punuar me detyrën e shefit të komisiariatit Përmet, Berat, Lushnje.
-Në vitin 2000 ideator dhe financues i bustit të Azem hajdarit
-1997-2007 sektori privat
-2007-2013 Punon në administratën tatimore Tiranë
- nga shkurti 2013 I pa punë (sektori privat)

 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori