Zgjedhjet në PD/ Ralf Gjoni: Lulzim Basha 'nuk do të zgjidhet' por do ta mbajnë kryetar për t'i lënë demokratët në opozitë! Berisha ta lërë partinë të lirë

Lulzim Basha 'nuk do të zgjidhet' më 13 qershor por do të mbahet si kryetar i Partisë Demokratike për të lënë këtë parti prapë në opozitë.  Deklaratën e fortë e bëri në studion e Report Tv nga deputeti Ralf Gjoni.

Gjoni deklaroi se deklaroi ka ardhur koha që Sali Berisha t'i bëjë një nder partisë që krijoi dhe ta lërë të lirë një herë e mirë që të bëjë zgjedhjet e saj.

"Është e qartë se Lulzim Basha nuk do të zgjidhet por do të mbahet aty. Ai është vendosur aty për të mbajtur Partinë Demokratike në opozitë. Lulzim Basha ka bërë para, ka bërë korrupsion! Përfaqëson një kastë politikë që është e korruptuar", tha Gjoni.

Sa i përket rezultatit të 25 prillit, Gjoni thotë se PD nuk arriti të maksimalizojë mllefin ndaj arrogancës së pushtetit.

"Kjo ka qenë zgjedhja e trishtë e elektoratit shqiptar. Unë prisja më shumë bojkot, por shqiptarët treguan se kishin interes për të votuar", vijoi ai.

Duke folur për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, Gjoni përsërit qëndrimin e tij se Meta duhet t'i kishte bërë një nder vendit duke dhënë dorëheqjen.

"Kam kohë që nuk e ndjek këtë komision. Mua më është dukur si qesharak si komision sepse nuk e kanë seriozisht. Meta do t'i bëntë një nder vendit dhe vetes së vet duke dhënë dorëheqjen. Por këtu nuk kemi të bëjmë me shkelje të rënda të Kushtetutës për të shkarkuar një President. Mazhoranca me të gjithë ata deputetë që bëjnë sikur janë ulur në stolat e opozitës dhe ishin në listat e Partisë Socialiste. Sot në Kuvend nuk ka opozitë. Deri në janar kishte, sot nuk ka. Unë do të abstenoj për shkarkimin e Metës", u shpreh deputeti Gjoni.

Në fund të bisedës në Report Tv, Gjoni foli edhe për çështjen shumë sensitive të abuzimeve seksuale në vend, nisur nga ajo që ndodhi Mirditë disa javë më parë. Gjoni apelon që shoqëria duhet të reagoi si e tërë për këtë problem shumë të rëndë që po kalon.

"Kjo nuk deduktohet nga institucionet për shkak të frikës që vajzat dhe djemtë kanë. Është një dramë shumë e madhe e cila prodhon një shoqëri gangsterësh dhe prostitutash. Një fëmijë që abuzohet në një familje të paedukuar dhe injorante ka më frikë nga paragjykimi i nënën dhe babait sesa nga përdhunuesi. Unë do isha për dënim me vdekje për këta maskarenj, për këta faqezinj. Por duke qenë se ne jemi pjesë e Këshillit të Evropës nuk kemi mundësi ta aplikojmë këtë dënim. Por të aplikojmë dënimet më ekstreme", tha në Report Tv, Ralf Gjoni.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 29/05/2021 06:56

    Po ti o rafke i paske marre te gjitha b.thet duke i lepire sa majas djathtas. Pune te veshtire paske por duke e pare qe e ben me zell duhet te paguhesh majme nga mielli tepert ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve