Zgjedhjet në PD, sot nis fushata
Basha e Selami zbresin në bazë

Zgjedhjet në PD, sot nis fushata<br />Basha e Selami zbresin në bazë
Sot nis zyrtarisht fushata për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Në garë janë Lulzim Basha përballë Eduard Selamit.
 
Dy kandidatët nga dita e sotme do të zbresin në bazë për të shpalosur programin e tyre për të marrë besimin e anëtarësisë së djathtë.
 
Disa takime në degët e PD në rrethe Basha dhe Selami do t’i zhvillojnë bashkë për të pasur edhe një debat për programin.
 
Basha kërkon një tjetër mandat në krye të PD pas humbjes së thellë të zgjedhjeve në 25 qershor, ndërsa Selami kërkon rikthimin për një frymë perëndimore, sipas tij.
 
Dy kandidatët kanë pak ditë në dispozicion për të bindur bazën, pasi ën datë 22 Korrik do të zhvillohen zgjedhjet.
 
Tashmë pritet lëvizja e grupit anti-Basha në PD, nëse do të mbështesë Selamin për të larguar kryetarin e ‘ngrirë’.
 
Komisioni për zgjedhjet në PD do të mblidhet sot në 18:00 për listat dhe procedura të tjera në lidhje me votimin në datë 22 Korrik.

Në ditët e fundit demokratët janë përfshirë nga akuza të forta dhe përplasja brenda radhëve, pasi disa prej tyre me Patozin në krye kërkuan që Basha të japë dorëheqjen dhe zgjedhjet të shtyheshin për të pasur më shumë kohë në dispozicion për fushatë dhe analizë. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre