Zgjedhjet ne PD, Spahiu sulmon Bashën: Shkatërroi marrëdhëniet me Amerikën dhe bëri aleancë me Monikën

Zgjedhjet ne PD, Spahiu sulmon Bashën: Shkatërroi marrëdhëniet me Amerikën dhe bëri aleancë me Monikën

Kreshnik Spahiu dhe Lulzim Basha

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu, ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku thekson se Basha në fushatë ofroi një mandat të limituar për kryeministrin në fushatën e tij, ndërsa vetë kërkon që të qëndrojë më shumë mandate se 3 apo 4.

Spahiu u shpreh se një parti që lindi si pro amerikane nuk mundet që një lider t’i shkatërrojë marrëdhëniet me Amerikën dhe të bëjë aleancë me Monikën. Sipas tij kjo është e rëndë për PD-në dhe është burim i frymëzimit për anti-amerikanizmin.

‘Ai ofron fushatë dhe një mandat të limituar dy mandate për të zgjedhurit dhe vetë do të rrijë pa kufi 3,4,5 mandate si kryetar partie. Për çfarë standardi flet kur ai zgjedhjet e 13 qershorit po i bën më i preftë se zgjedhjet e 25 prillit. Në kauzën për demaskimin e zgjedhjeve të vjedhura dhe të manipuluara ai sërish ka dështuar. Ka shkuar me 100 thasë me kuti dhe letra në KAS dhe nuk kanë argumentuar dot vjedhjen.

Një parti që erdhi dhe lindi si një parti pro amerikane nuk mundet nga një lider të shkatërrojë marrëdhëniet me Amerikën dhe të bëjë aleancë me Monikën. Kjo është e rëndë për PD-në dhe është burim i frymëzimit për anti-amerikanizmin.

Në këto zgjedhje që kemi me 13 qershor jam munduar të komunikoj me kandidatë nuk mund të ketë zgjedhje të Bashës me këta. Ose Basha duhet të largohet mëngjesin e 13 qershorit ose këta. Këta edhe janë flamurtarë për dorëheqjen e Bashës dhe pastaj futen në zgjedhje me Bashën. Kjo nuk qëndron.’- tha Spahiu në Open.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike