TIRANË – Kryeministri Rama ka ftuar sot emigrantët shqiptarë në Itali që të votojnë për Partinë Demokratike të Matteo Renzit-i dhe Martin Schulz-in në zgjedhjet për në Parlamentin Europian.
Në një mesazh të tij në Fb, Kryeministri, duke postuar edhe video-mesazhin drejtuar shqiptarëve të Italisë, shkruan:
“Zgjedhjet për Parlamentin Europian janë mundësia e çdo shqiptari me shtetësi italiane që të kontribujë për Italinë, po edhe për Shqipërinë duke kontribuar për Europën që siguron më shumë mirëqenie për të gjithë.
Shqipëria ka nevojë për Europën, po Europa sot ka nevojë për çdo shqiptar në Itali që mund të votojë për Partinë Demokratike të Matteo Renzi-t dhe Martin Schulz-in! Çdo gjë fillon nga një zgjedhje!”- thekson ai.

Mesazhi i Kryeministrit shqiptar dhe pamje nga spoti elektoral)
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO