Zgjedhjet në PS, Rama: Shtysë
reformave dhe transformimit 

Zgjedhjet në PS, Rama: Shtysë<br />reformave dhe transformimit 
Zgjedhjet e organizuara sot nga anëtarësia e Partisë socialiste për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit që do të mbahet më 9 mars, janë konsiderur nga Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së Edi Rama si të jashtëzakonshme.

Socialistët e Vlorës votuan për 80 delegatë për Kongresin e 19 marsit, ku do të ketë një barazi gjinore absolute, 40 gra dhe 40 burra. Ndërsa në Gjirokastër votohet për 14 delegatë. Edhe në Gjirokastër është zbatuar barazia gjinore prej 50% burra dhe 50% gra. 

Ndërkohë njësia administrative, Lazarat, nuk do të përfaqësohet me delegatë në Kongresin e 19 marsit, për shkak të numrit të vogël të anëtarëve socialistë me të drejtë vote. Koordinatori për rajonin Vlorë/Gjirokastër, Koço Kokëdhima, tha se Lazarati penalizohet nga rregulli i vendosur që prej dhjetorit të 2015. "Lazarati s’do të ketë delegatë për shkak numrit të ulët të votuesve", u shpreh Kokëdhima. 

Ora 19:30 Zgjedhjet në Vlorë e Gjirokastër, Rama: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme
Në një postim të tijin në rrjetin social “Facebook” Rama ka shkruar se, pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme, ndërkohë që ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që punuan për riorganizimin e Partisë Socialiste.

Ja statusi i Edi Ramës në Facebook
“Respekt per gjithe ata qe punuan per riorganizimin e PS ne rajonin VL-GjK ku sot u votua me pjesemarrje te jashtezakonshme ‪#‎KrenarPerPS”


Ora 17:28 Procesi i votimit në Vlorë shtyhet deri në orën 20:30
Zgjedhjet do të organizohen deri në orën 20:30, pasi ka ende anëtar të PS-së që nuk kanë votuar dhe po presin që të kryejnë këtë proces.

Ora 11:30 Rama: Zgjedhjet, të qeta dhe pa probleme 
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 11:00 në Vlorë, i shoqëruar nga deputetët Valentina Leskaj, Andrea Marto, Mira Shehu, Dashamir Kamberi, Vladimir Kosta dhe Fatmir Toçi si dhe koordinatori për rajonin Vlorë/Gjirokastër, për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të PS në 19 mars.

Kryetari i PS e ka cilësuar procesin e zgjedhjes së delegatëve të qetë dhe pa probleme, ndërsa vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të anëtarëve socialistë. “Është një proces shumë mbresëlënës në këtë rajon Vlorë/Gjirokastër. Pas një pune të madhe për hapjen, organizimin dhe reformimin e strukturave, sot duket një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e anëtarëve. Ka qenë një punë e gjatë ku janë zhvilluar mbi 5000 procese zgjedhore për organizata, për delegatët dhe kryetarët e O.S”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi se procesi i zgjedhjeve në PS ka një rëndësi themelore edhe për vazhdimësinë e reformave dhe transformimin e vendit. “Ky është një proces kyç dhe ka një rëndësi themelore  për t’i dhënë një shtysë reformave dhe një shtysë për transformimin e gjithanshme të vendit. Për të çliruar organizmin e vendit tonë nga kanceri i shumë viteve pa shtet, pa reforma, pa institucione dhe pa asnjë sens të drejtimit. Ashtu si vendi edhe Partia Socialiste ka detyrimin që jo vetëm të ecë në drejtimin e duhur por të udhëheqë vendin në drejtimin e duhur”, deklaroi kreu i qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim