Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratike shpalli fitoren mbrëmjen e djeshme në Preshevë për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e 2 qershorit.
Nga rezultatet preliminare të publikuara, PVD ka marrë 4078 vota.
Në një fjalim para mbështetësve Sinani u premtoi votueseve se do të udhëheq me përgjegjësi e këmbë në tokë me komunën e Preshevës.
“Me mençuri politike kemi dëshmu se dimë me udhëheq të gjitha proceset për 30 vite, ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Dhe me maturi e me këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhme, andaj me këtë fitore bindëse më keni ngarkuar me një përgjegjësi për të udhëheq me komunën e Preshevës. Urime me fat”, u shpreh Sinani, në videon e publikuar nga Tëvë1 në Kosovë.
Ajo u përcolli të fala votuesëve nga kreyministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo u shoqërua më pas me duartrokitje dhe thirrje të emrit të tij.
Rezultatet preliminare në zgjedhjet lokale në Preshevë:
Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë
Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë
Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë
Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë
Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë
Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar
Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar
Ndërsa Fronti për Ndryshim shpall fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.
Lajmi kryesor:
Partia Përparimtare serbe e Vuçiç shpall fitore gati në të gjitha qytetet, opozita akuzon për parregullsi
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Djali i Donald Trump në Beograd, takim me Vuçiç! Zbardhet diskutimi, në fokus marrëdhëniet Serbi–SHBA dhe sfidat globale
11 Mars, 11:52
-
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?
11 Mars, 10:13
-
Protestat masive në Serbi, studentët bllokojnë selitë e TV në Beograd dhe Novi Sad
11 Mars, 09:33
-
Kurti akuzoi Serbinë se ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gazetari për Report Tv: Është lojë e brendshme e kryeministrit
10 Mars, 14:00
-
Putin i garanton mbështetje Vuçiçit: Rusia qëndron gjithmonë pranë Serbisë
8 Mars, 16:16
-
Vuçiç: Rusia mbështet autoritetet e Serbisë mes protestave
7 Mars, 17:50
-
Nis tubimi masiv në Beograd/ Studentët bashkohen me sindikatën në grevën e dytë, kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç
7 Mars, 16:50
-
Sërish protesta në Serbi, bllokim rrugësh dhe grevë masive
7 Mars, 14:49
-
Vuçiç: Sarajeva po përdor BE-në si 'kalë troje' për të shkatërruar Republikën Srpska
6 Mars, 21:30
-
Protestat masive/ Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiçit
5 Mars, 09:46
-
Presidenti Vuçiç për dhunën në kuvendin serb: Kërkoj që organet e drejtësisë të veprojnë
4 Mars, 22:37