Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet një reagimi në facebook, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj partive politike që janë pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.
“Më tepër se kurdo herë tjetër, ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm.” - theksoi Cakaj në postim.
Kjo, sipas Kryediplomatit Cakaj, përfshin edhe shmangien e çdo pengese, kërcënimi, apo fushate të pavërtetash nga partitë që kanë mendim ndryshe për këtë ndërmarrje, vetëm në të mirë të shqiptarëve.
Cakaj shprehu bindjen, se pavarësisht se ekzistojnë shumë parti shqiptare, në Luginën e Preshevës duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar, me platformë të unifikuar, në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të të drejtave të tyre kombëtare.
“Ndaj, ju lutem: mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme nga të gjithë pa asnjë dallim. Kësaj rradhe, sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duhet të mbizotërojnë llogaritë e ngushta partiake.” - bëri thirrje për mbështetje Ministri në detyrë Cakaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
74.6%
-
Normal
20%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor 2024, 17:19
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor 2024, 16:02
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor 2024, 21:37
-
Balla takim me deputetin Shaip Kamberi në parlamentin serb: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të respektohen
12 Nëntor 2024, 16:22
-
Presidenti Begaj pret Shaip Kamberin, deputetin shqiptar në Serbi: Mbështetje çështjes së shqiptarëve në Preshevë! Hapja e Konsullatës në Bujanoc, hap i rëndësishëm
12 Nëntor 2024, 13:26
-
Ministri Hasani takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Mbështetja e Shqipërisë jo vetëm politike, por edhe në ekonomi dhe arsim
19 Tetor 2024, 12:39
-
Basha në Beograd: Shërbimi ushtarak i shqiptarëve të Preshevës të mos jetë i detyrueshëm! Serbia të sigurojë të drejtat e tyre
11 Tetor 2024, 13:49
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë kundër diskriminimit nga Serbia
23 Shtator 2024, 22:47
-
Grafite antishqiptare në Bujanovc, Kamberi letër ambasadave në Serbi: Po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
27 Gusht 2024, 11:35
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës dalin në protestë kundër qeverisë serbe: Duam libra shqip!
12 Gusht 2024, 13:26
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht 2024, 19:25
-
Partia Përparimtare serbe e Vuçiç shpall fitore gati në të gjitha qytetet, opozita akuzon për parregullsi
3 Qershor 2024, 07:22
Vetedija kombetare,sic e thot shume drejt Ministri Cakaj, eshte parime themelor per gjithe shqiptaret dhe subjektet poltike shqiptare,kudo jane e kudo veprojne.Vecmas jane te domosdoshme,pervec dy shteteve Andej e kendej Drini, per subjektet politike te shqiptareve ne trojet autoktone, jashte dy shteteve Shqiperise dhe Kosoves.
Përgjigju