Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar patrullimet pranë pikave kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas njoftimit të EULEX-it, patrullat e Njësisë Policore të Specializuar janë shtuar që në orët e para të mëngjesit për të monitoruar situatën në terren. Këto veprime po kryhen në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, misionin e NATO-s në Kosovë, në kuadër të mekanizmit trepalësh të reagimit të sigurisë. EULEX nuk ka dhënë detaje të tjera për situatën në pikat kufitare.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Serbi drejt fundit, pjesëmarrje e lartë, incidente dhe dyshime për blerje votash! Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Votoni për të ardhmen tuaj! 'Blindohet' qendra e Beogradit