Nëna e ish presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Angelina Vuçiç, është sulmuar mëngjesin e sotëm pranë një qendre votimi në qendër të Beogradit, sipas raportimit të medias serbe Informer.

Sipas kësaj të fundit, persona që i cilëson si pjesëmarrës në bllokada e kanë fyer dhe i kanë marrë me forcë qesen me ushqime që mbante me vete.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pak pasi ajo kishte votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Informer shkruan se incidenti është denoncuar në polici dhe se po zhvillohen hetime për të zbardhur rrethanat. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, pjesëmarrje e lartë në votime! Incidente në disa qendra, 41.1 % e qytetarëve votuan deri në mesditë