Zgjedhjet në Serbi, rezultatet e
para, kryeson bindshëm Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, rezultatet e<br />para, kryeson bindshëm Vuçiç
BEOGRAD- Sipas rezultatit paraprak, Aleksandër Vuçiç kryeson bindshëm zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan sot në  Serbi. Ai ka marrë 49 për qind të votave, ndërsa kandidati shqiptar, Riza Halimi ka siguruar një vend në parlamentin serb. 

Në orën 20:00 sipas orës lokale janë mbyllur qendrat e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë 45.64 votues nga 6.7 milionë që kishin të drejtë vote.

Në zgjedhje kanë marrë pjesë 19 parti dhe koalicione, të cilat kanë garuar për 250 vendet e parlamentit.

Përgjethësisht situata ka qenë e qetë, ndër më shumë parregullsi janë hasur në Vojvodinë dhe në Zemun.
 
Sipas analistëve pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2012-ës.
 
Sondazhet para zgjedhore kanë treguar se partia e Aleksandër Vuçiç është prioritare për të qenë fituese, me plotë  44 për qind të votave. 
 
Sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e re janë papunësia, korrupsioni, ekonomia dhe marrëdhëniet me Kosovën.
 
ORA 22:25 TADIÇ: NUK KEMI DISKUTUAR ME PROGRESISTËT
 Boris Tadiç ka hedhur poshtë diskutimet për një marrëveshje me Alakndndër Vuçiç.
 
"Roli im dhe i partisë ishte  t’i ofronim një mundësi popullit për të na votuar.
 
“Ne do të shohim se si do të shkojnë gjerat në vijim në lidhje më pushtin e madh që morën progresistët”, ka thënë kreu i Partisë Demokracia e Re.
 
ORA 22:20 DAÇIÇ: REZULTATI SUPRIZUES, MUND TË FLASIM ME PROGRESISTËT
"Ne kemi marrë një rezultat suprizues në krahasim me partitë e tjera. Ne nuk kemi diskutuar për pozicionin që do të mbajmë me progresistët. Por gjëja me rëndësishme janë njerëzit  dhe nëse progresistët do të flasin me ne , ne do të flasim me ata" është shprehur kreu i Partisë Socialiste Serbe. 

ORA 21.50: VUÇIÇ: KEMI NJË SHUMICË ABSOLUTE, SERBIA DO TË VAZHDOJË RRUGËN DREJT EUROPËS
Aleksandar Vuçië, udhëheqësi i progresistëve, ka falënderuar popullin e Serbisë për "mbështetjen e madhe që na keni dhënë, ky është rezultati më i mirë që është marrë në 25 vitet e fundit."
 
"Se unë jam i sigurt se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane, luftën e saj kundër korrupsionit, por kjo qeveri ju sigurojë do të japë rezultate deri në mesnin e mandatit",- ka thënë Vuçiç kreu i Partisë Progresive Serbe. 

Vuçiç vazhdon të thotë se nuk do të jetë e lehtë por, "ne kemi shansin t’u tregojmë se ne jeni ndryshe, ne do të punojmë me shumë dhe do të jemi më të përgjegjshëm për politikat tona.

ORA 21.00: VUÇIÇ MERR 49 PËR QIND TË VOTAVE
Mediat serbe kanë publikuar se sipas rezultatit paraprak Partia Progresive e Aleksandër Vuçiç kryeson bindshëm, me plotë 49 për qind të votave, 20 për qind më shumë se parashikimi i sondazheve.
 
Pas tij vjen kryeministri Serbisë, Ivica Daçiç që ka marrë 15 për qind të votave, që ndiqet nga Partia e Re Demokratike e Borisë Tadiç me 7 për qind, dhe 5 për qind për DS.

Partitë e tjera janë nën pragun minimal të votave. Partia Progresiste Serbe me rezultatin aktual formon një shumicë absolute në Parlamenti e Serbisë, plotë 155 vende. Ndërsa

Partia për Veprim Demokratik e Luginës së Preshevës e Riza Halimit deri tani ka marrë 0.70 për qind të votave, që përkthehet në 1 vend në parlamentin serb.
 
Në një dalje port mediat ai ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar i qetë.
 
ORA 17.00: NË SERBI KANË VOTUAR 41.1 PËR QIND
Deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë në votime vetëm 41. 1 për qind.
 
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike në një konferencë për mediat ka raportuar se në Serbinë Qendrore kanë marrë pjesë në votime 42, 5 për qind, duke u ndjekur nga Beogradi me 38.9 për qind dhe në Vojvodinë kanë votuar 40, 4 për qind e votuesve. Sipas analistëve ky është një numër i ulët.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 2012-ës, deri në 17:00 kishin votuar 44.1 për qind.
 
Në veri të Kosovës, misioni i OSBE-së ka hapur dhjetë qendra për grumbullimin e votave për zgjedhjet parlamentare. Këto qendra, me 15 degë, janë hapur në enklavat serbe në jug të Lumit Ibër, si dhe në komunat veriore. Deri në orën 18:00 në votime kanë marrë pjesë 28 mijë votues në territorin e Kosovës. 

ORA 07:20. HAPEN QENDRAT E VOTIMIT NË SERBI
Qendrat e votimit u hapën në mëngjes në orën 07:00 në të gjithë Serbinë dhe do të që qëndrojnë në hapura deri një orën 20:00 të mbrëmjes.
 
Në total të drejtë vote kanë 6.767.324 votues që do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre në një prej 8262 qendrave të votimit në të gjithë Serbinë.
 
Sipas përllogaritjeve, kostoja e zgjedhjeve është llogaritur të jetë rreth 10 milionë euro, megjithatë kjo do të konfirmohet pas zgjedhjeve pasi dyshohet se partitë nuk kanë deklaruar shpenzimet reale të fushatave. 

Zgjedhjet në Serbi vëzhgohen nga 735 vëzhgues vendas dhe të jashtëm.
 
Sondazhet tregojnë se Partia në pushtet e Aleksanër Vuçiç është vlerësuar si prioritare.
 
Sipas sondazheve të fundit të kryera nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike, CESID, Partia Progresive llogaritet të marrë në zgjedhjet e parakohshme, 44 për qind të votave dhe partneri i saj i koalicionit aktual, socialisti Ivica Daçiç, 13 për qind.
 
Edhe pse Partia Progresive mund të marrë 44 për qind të votave, për të formuar qeverinë ajo do të duhet të lidh koalicion me një parti tjetër. Pyetja qëndron se  Alekasndër Vuçiç kë parti do të zgjedh.
 
Qeveria e re, që do të do dalë nga këto zgjedhje të parakohshme të kërkuara nga partia e Vuçiç, do të përballet me sfida të shumta, si papunësinë, që në Serbi është gati 29 për qind, rrogat e ulta që mesatarësh është 400 euro në muaj, ekonomia dhe marrëdhëniet me Kosovën.

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi zhvillohen gati dy vjet pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare që janë mbajtur më 12 maj të vitit 2012.

Klima e fushatës është dominuar nga akuza të ndërsjellta, sidomos mes dy partive kryesore në vend, Progresive dhe Partisë Socialiste që kanë qenë në koalicion.

Redaksia online
(erneta shevroja/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahuish kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahuish kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC