Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është paraqitur në një qendër votimi në Beogradin e Ri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tamara Vuçiç. Ish kreu i shtetit serb, i cili kryeson listën zgjedhore “Serbia e Bashkuar”, ka pritur në radhë bashkë me qytetarët e tjerë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Serbi.
Sipas mediave serbe, që prej orëve të para të mëngjesit janë regjistruar radhë të gjata në qendrat e votimit. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 6,451,292 qytetarë, ndërsa 8,392 qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, pjesëmarrje e lartë në votime! Incidente në disa qendra, 34.5% e qytetarëve votuan deri në mesditë
LAJMET MË TË VLERËSUARA






