Zgjedhjet në SHBA: Aleati i Trump, Chris Christie i bën thirrje të pranojë humbjen
Donald Trump dhe Chris Christie
Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit amerikan Donald Trump, i bën atij thirrje të pranojë humbjen e tij ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Ish Guvernatori i New Jersey, Chris Christie e quajti ekipin ligjor të presidentit një “turp kombëtar”.
Christie, tha: “Sinqerisht, sjellja e ekipit ligjor të presidentit ka qenë një siklet kombëtar”.
Ai shtoi se ekipi Trump po diskutonte shpesh për mashtrime zgjedhore
“jashtë sallës së gjyqit, por kur ata hyjnë brenda sallës së gjyqit nuk pretendojnë mashtrim dhe nuk argumentojnë një gjë të tillë. Unë kam qenë një mbështetës i presidentit. Unë kam votuar dy herë për të. Por zgjedhjet kanë pasoja dhe ne nuk mund të vazhdojmë të veprojmë sikur të ketë ndodhur diçka këtu që nuk ka ndodhur”.
Presidenti Trump refuzon të pranojë humbjen , ndërsa ka pretendime për mashtrim të gjerë zgjedhor. Shumë republikanë kanë mbështetur përpjekjet e tij ligjore, mirëpo po vjen duke u rritur numri i atyre që i kërkojnë të pranojë rezultatin.
Votimi në zgjedhjet e SHBA përfundoi në 3 nëntor. Biden parashikohet të mundë Presidentin Trump me 306 vota pro ndaj 232 kur kolegji elektoral i SHBA mblidhet për të konfirmuar zyrtarisht fituesin në 14 dhjetor
Të Shtunën, Trump pësoi një goditje të madhe në Pensilvani, pasi një gjykatës hodhi poshtë një proces gjyqësor të nisur nga ekipi i tij , i cili kërkonte zhvlerësimin e votave nëpërmjet postës. Ky veprim i hap rrugën Pensilvanisë për të vërtetuar fitoren e Biden - presidenti i zgjedhur demokrat kryeson atje me më shumë se 80,000 vota.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45