Zgjedhjet në SHBA, Boris Johnson: Bota ka nevojë për Donald Trump
Boris Johnson dhe Donald Trump
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka mbështetur Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA të nëntorit, duke thënë se kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë “vetëm ajo që i duhet botës”.
Johnson argumentoi se nëse Trump mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, lidershipi i tij “mund të jetë një fitore e madhe për botën”.
Ish-Presidenti i SHBA-së ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kievin nëse rizgjedhet, ndërsa ka folur shpesh për marrëdhëniet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Trump, i cili gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht hapur NATO-n, ka pohuar se mund t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë brenda 24 orëve, raporton The Guardian.
“Unë thjesht nuk mund të besoj se Trump do të humbasë ukrainasit. Përkundrazi, pasi ka arritur në përfundimin, se nuk ka marrëveshje me Putinin, mendoj se ka një shans të mirë që ai të përfundojë atë që filloi, duke u dhënë atyre atë që u nevojitet për të fituar. Nëse është kështu, atëherë ka një shans që në udhëheqjen e Trump, Perëndimi të të forcohet dhe bota të jetë më e qëndrueshme", tha Johnson.
Rikujtojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ftoi Trump, kandidatin kryesor republikan për nominimin, të vizitojë Kievin.
Në një intervistë për Channel 4 NeWs, udhëheqësi ukrainas tha: “Po, të lutem, Donald Trump, të ftoj të vish në Ukrainë. Nëse mund ta ndaloni luftën gjatë 24 orëve, mendoj se mjafton të vini në Kiev.”
Johnson argumentoi se “ajo që botës i duhet tani është një udhëheqës amerikan, gatishmëria e të cilit për të përdorur forcën dhe paparashikueshmërinë do të bëhet një pengesë e rëndësishme për armiqtë e Perëndimit”.
Gjithashtu tha se Trump ishte i interesuar për “një marrëveshje të duhur të tregtisë së lirë” me Britaninë, pasi shpresat për një marrëveshje të plotë tregtare u zbehën vitin e kaluar.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2285
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32