Zgjedhjet në SHBA, edhe ish-zv/presidenti Dick Cheney deklaron votën kundër Trump: Do të votoj për Harrisin, atij s’mund t’i besohet kurrë pushteti!

Zgjedhjet në SHBA, edhe ish-zv/presidenti Dick Cheney deklaron votën kundër Trump: Do të votoj për Harrisin, atij s’mund t’i besohet kurrë pushteti!

Dick Cheney

SHBA- Nuk kaluan as 24 orë dhe mediat amerikane ‘plasën’ bombën tjetër në publik. Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së (2001-2009) nën mandatin e Bush Junior, Dick Cheney, një republikan i përjetshëm, deklaroi se do të votojë për kandidaten demokrate, zv/presidenten në detyrë Kamala Harris dhe kundër kandidatit të partisë së tij.

"Atij nuk mund t'i besohet kurrë më pushteti", thuhej në deklaratë. “Si qytetarë, secili prej nesh e ka për detyrë ta vendosë vendin tonë mbi partishmërinë për të mbrojtur Kushtetutën tonë. Kjo është arsyeja pse unë do të votoj për zëvendëspresidenten Kamala Harris”.

Ditën e djeshme (6 Shtator), u publikua lajmi i deklaratës së vajzës së tij, ish-senatores së Uajoming, Liz Cheney, e cila gjithashtu u shpreh se do votonte kundër Donald Trump, pasi ai paraqiste rrezik për SHBA-të dhe se vota e saj do shkonte për Harris. Cheney ishte sulmuar nga Trump edhe në librin e ri “Save America”, si një funksionare që kërkonte favore të shpeshta.

Dhe kështu vazhdon hemorragjia e mbështetjes për Trump nga drejtuesit e GOP kundër linjës politike të manjatit, shkruan “La Repubblica”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Mark Leibovich, të revistës “The Atlantic”, gjatë një interviste në skenë në Festivalin Texas Tribune në Austin, u deklarua edhe vota pro Harris, duke shkaktuar jo pak habi.

Ashtu si vajza e tij, Dick Cheney ka qenë hapur kritik ndaj ish-presidentit Donald Trump. Dje Dick Cheney - i cili përpara se të punonte së bashku me Bush Junior kishte qenë gjithashtu ministër i lartë i mbrojtjes i Bushit (babait) midis 1989 dhe 1993 - lëshoi ​​një deklaratë në të cilën ai konfirmoi mbështetjen e tij për Harris, megjithatë u interpretua pothuajse tërësisht si kundërshtim ndaj Trump.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë