Mitingu elektoral i radhës i Kamala Harris ishte në Detroit në Michigan një nga 7 shtetet kyçe që pritet të përcaktojnë fituesin drejt Shtëpisë së Bardhë. Njësoj si disa muaj më parë me këngëtaren e famshme Taylor Swift, zëvendëspresidentes e cila kërkon mandatin e presidentes, iu bashkua si mbështetës një tjetër yll I muzikës amerikane dhe botërore, reperi Eminem, i cili iu bashkua mitingut që zhvillohej në vendlindjen e tij Detroit,
"Unë mendoj se zëvendëspresidentja Harris mbështet një të ardhme për këtë vend ku këto liri dhe shumë të tjera do të mbrohen dhe mbështeten", tha Eminem.
Reperi 52 vjeçar ftoi më pas ish presidentin Obama, i cili javët e fundit ka qenë i rregullt në daljet e tij mbështetëse të Kamala Harris. Ish presidenti shfrytëzoi vargjet e një kënge të Eminem për të nisur mesazhet e tij.
Edhe në Michigan ka nisur votimi i hershëm. Të dy personalitetet bënë thirrje që të dilet masivisht në votim pasi në lojë është e ardhmja dhe liria.