Donald Trump do ta bëjë Amerikën më të drejtë, të sigurt dhe krenare’ ishte kjo deklarata që dha bashkëshortja e Donald Trump gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.

“ Në 8 nëntor duhet të fitojmë dhe të bashkohemi , të sillemi me respekt edhe kur nuk ndajmë të njëjtat mendime” shtoi Melanie Trump e cila e mbylli fjalimin e saj duke përsëritur sloganin e kandidatit republikan: Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe.

E nëse manjati i pasurive të patundshme në datën 8 nëntor zgjidhet president atëherë Melani me origjinë nga Sllovenia do të jetë zonja e Parë në 187 vite që ka një kombësi tjetër. E për Melania Trump, ky ishte i pari fjalim i rëndësishëm që prej atij të mbajtur në konventën kombëtare të Partisë Republikane, për të cilin u akuzua se kishte kopjuar një fjalim të Michelle Obamës.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)