Zgjedhjet në SHBA, sondazhet:
Trump e Clinton kokë më kokë

Zgjedhjet në SHBA, sondazhet:<br />Trump e Clinton kokë më kokë
Ndërsa kandidatët për president të SHBA janë në orët e fundit të fushatës zgjedhore, sondazhet janë ato të cilat po ngjallin debat e duke mos dhënë asnjë ide të qartë se cili prej tyre mund të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Duke iu referuar anketave të fundit të kryera nga mediat prestigjioze, Trump kryeson në Ohajo, ndërsa Clinton në Pensilvani.
 
E në rang kombëtar sipas BBC dhe Fox News, Clinton kryeson me 2 pike përqind.

Pas publikimit te lajmit se FBI ka kërkuar rihapjen hetimeve për ish-sekretaren e shtetit, kandidati republikan ka filluar të ketë më shumë mbështetje ndërsa entuziazmi për rivalen demokrate ka rënë.
 
Mediat ndërkombëtare citojnë se ekipet e kandidatëve tashmë po përqendrohen më shumë në marrjen e votave nga mbështetësit sesa të bindin të pavendosurit apo të thithin mbështetës të rinj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!