Zgjedhjet në SHBA-së, Biden-Trump ‘kokë më kokë’! Çfarë ndodh nëse republikanët marrin Kongresin?

Ditën e nesërme mbahen zgjedhjet e mes-mandatit në SHBA. Shumica e vëmendjes në këto zgjedhje është e përqendruar në 2 dhomat e Kongresit: Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Demokratët i kanë kontrolluar të dyja ato që nga viti 2020.

Arsyeja pse këto zgjedhje janë kaq të rëndësishme është sepse kushdo që kontrollon këto dhoma ka në dorë të gjithë agjendën politike përfshi projektligjet që kalojnë për votim. Vetë Presidenti Biden pranoi të enjten se ai përballet me kërcënimin e shkarkimit nëse Republikanët fitojnë kontrollin e Kongresit. Hetimet e shkarkimit mund të fokusohen në skandalet e biznesit të djalit të tij, Hunter Biden, pretendimet e pabaza për manipulimin e zgjedhjeve të fundit apo tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani.

Mbështetja për Ukrainën është gjithashtu një çështje delikate. Kremlini ka lënë të kuptohet se marrëdhënia me qeverinë e mëparshme ka qenë shumë e mirë. Në fundjavë, komentet e zëvendës-dekanit rus, Andrei Sidorov u bënë virale, kur ai tha se nëse Hilary Clinton do të kishte fituar zgjedhjet e fundit dhe jo Trump, lufta në Ukrainë do të kishte nisur që para 4 vitesh. ‘Trump na dha 4 vjet kohë për t’u përgatitur për sanksionet dhe atë që po ndodh sot’, tha ai. Që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë, SHBa-të kanë dërguar mbi 60 miliardë dollarë drejt Kievit, më shumë se të gjithë aleatët e NATO-së së bashku.

Një numër në rritje i ligjvënësve republikanë janë shprehur se kjo mbështetje nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. Sondazhet parazgjedhore favorizojnë republikanët për fitoren e Dhomës së Përfaqësuesve. Inflacioni, kriza energjetike, rreziku i një recesioni janë në krye të gjërave që i shqetësojnë amerikanët, dhe të gjitha këto çështje, tradicionalisht, shihen si pika të forta për Republikanët.

Një tjetër disfavor i demokratëve është edhe rënia e popullaritetit për presidentin Biden. Sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’ vetëm 40% e amerikanëve e mbështesin atë për punën që po kryen në Shtëpinë e Bardhë që prej nisjes së mandatit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë