Zgjedhjet në Turqi: A do ta mbështesin kurdët Kilicdaroglun?

Zgjedhjet në Turqi: A do ta mbështesin kurdët Kilicdaroglun?

Kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu

Në zgjedhjet presidenciale të majit votat e kurdëve janë vendimtare. Shumë janë kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Po a do ta mbështesin kurdët kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu?

Rreth 15 deri në 20 për qind e elektoratit në Turqi janë me origjinë kurde. Kjo i bën votat e kurdëve absolutisht të nevojshme për një fitore zgjedhore. Dhe edhe pse partia e tretë më e madhe në Turqi, Partia Demokratike e Popujve (HDP), e cila është pro-kurde, nuk është pjesë e koalicionit elektoral të opozitës prej gjashtë partish, ka sinjale se edhe kjo parti do të mbështesë Kemal Kilicdaroglun.

Qëndrimi i votuesve kurdë karakterizohet nga pragmatizmi dhe shumë kurdë duan ta heqin qafe qeverinë e Erdoganit, e cila i ka shtypur gjithnjë e më shumë prej vitesh. Kjo është edhe pika që i bashkon me koalicionin zgjedhor të opozitës, qëllimi i përbashkët i gjashtë partive përbërëse të tij është të parandalohet rizgjedhja e Erdoganit.

Instituti për anketime Rawest është specializuar për situatën politike në zonat kurde. Në një intervistë për DW, drejtori i këtij instituti, Roj Girasun, theksoi se shumë kurdë tani e shohin Kemal Kilicdaroglun me simpati: "Votuesit kurdë mund të votojnë për Kilicdaroglun, sepse i tërheq politika e tij. Mund të themi se Kilicdaroglu është një person që kurdët do ta votonin me kënaqësi”.

Në sytë e shumë kurdëve, Kilicdaroglu është më i besueshëm se partia e tij, CHP, thekson Girasun. "Nëse ky besim kombinohet me elementët e tjerë të koalicionit prej  gjashtë partive dhe me mbështetjen e HDP-së, Kilicdaroglu do të marrë mbështetje masive nga votuesit kurdë”.

Votim i dyfishtë

Më 14 maj votuesit në Turqi do të kenë në duar dy fleta votimi: njërën për të zgjedhur presidentin dhe një tjetër për parlamentin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018, HDP fitoi në Dijarbakir rreth 65.5 për qind të të gjitha votave.

Ekspertët vlerësojnë se shumica e votuesve kurdë do t'ia japë sërish votën e tyre të parë HDP-së. Kurse në fletën e votimit për presidentin e ardhshëm, shumica do ta vendosë kryqin tek emri i Kilicdaroglut./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim