Zgjedhjet në Ukrainë, MPJ: Një proces i qetë dhe me standarde demokratike

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet autoritetet ukrainase për zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan në Ukrainë më 26 tetor 2014.

"Mbarëvajtja e procesit zgjedhor konfirmoi dëshirën e palëkundur të popullit ukrainas për të ecur përpara në rrugën e paqes dhe prosperitetit të gjithanshëm të vendit.  Shqipëria, si një vend kontribues në Misionin e Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, përgëzon popullin e Ukrainës, i cili tregoi vlerat më të mira me zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe me standarde demokratike, pavarësisht krizës një vjeçare dhe situatës problematike të sigurisë në dy zonat në lindje të vendit", thuhet në deklaratën për shtyp të MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme inkurajon klasën politike, të cilës iu besua vota e 26 tetorit që të ndërtojë një platformë dialogu gjithëpërfshirëse. Kjo platformë është e rëndësishme për vijimin e reformave të nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe për forcimin e sovranitetit dhe prosperitetit të saj evropian.

ATSH

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje