TIRANE - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në vendin tonë.
Ambasadorët shprehën ndjeshmërinë e tyre për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të standardeve evropiane, respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve dhe inkurajuan Shqipërinë të vazhdojë të njëjtën politikë të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, e cila i shërben stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.
Ndërkaq, presidenti Nishani u shpreh: “Është detyra jonë që të miratojmë në Parlament tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Evropian si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian”.
Kreu i Shtetit vlerësoi zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pranuara nga të gjitha palët si një test për maturinë dhe funksionimin normal të demokracisë shqiptare dhe duke nënvizuar se pjekuria dhe përvoja e grumbulluar kanë shërbyer në krijimin e një infrastrukture ligjore dhe teknike efikase për zhvillimin e një procesi zgjedhor të standardeve evropiane, vuri në dukje se sfida e këtyre zgjedhjeve mbetet sjellja e përgjegjshme e faktorëve politikë para dhe pas zgjedhjeve.
Redaksia Online
(Gre.M/jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com