Zgjedhjet, një ekip vëzhguesish
nga ODIHR-i, sot në Tiranë

Zgjedhjet, një ekip vëzhguesish <br />nga ODIHR-i, sot në Tiranë
TIRANE - Një ekip vlerësues i ODIHR-it mbërrijnë sot në Tiranë për të vlerësuar nevojat e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Ministria e Jashtme shqiptare informon se ekipi vlerësues, "Needs Assesment Mission" vjen në Tiranë me ftesë të Misionit tonë të përhershëm në OSBE dhe do të qëndrojë nga data 11 deri 14 mars.

Pas takimeve në Tiranë, ky mision do të bëjë një raport për të vlerësuar se cilat janë nevojat për vëzhgues, për numrin e tyre etj.

Menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, Shqipëria i ka bërë ftesë me një note verbale ODIHR për të dërguar një mision vëzhgimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të 23 qershorit 2013. Nota verbale është dërguar në dhjetor 2012.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës