Te kujt jane zgjedhjet or Lul?
Te tuat? Te Saliut? Te Fatmirit? Te Agronit?
Te Dashit? Te Vangjelit? Te Nardit?
Jo, kid!
Zgjedhjet jane nje proces qe materializon te drejten kushtetuese te cdo shqiptari qe e ka fituar ate sipas ligjit, per te zgjedhur.
Me vote!
E drejta dhe vota, jane individuale. Nuk jane partiake.
Pikerisht se eshte keshtu, zgjedhjet nuk jane te tuat. As te miat.
Kurre.
Eshte shume per kedo, edhe per mua, cdo parti, tenden apo edhe partine ku une bej pjese, te pretendoje se ka grumbulluar aq njerez me te drejte kushtetuese per te zgjedhur, sa pas kesaj, ka “pronesine” mbi zgjedhjet.
Perkundrazi, ky bojkoti i paralajmeruar i zgjedhjeve prej jush, synon tu heqe te drejten njerezve per te zgjedhur.
Po e perseris, e drejte kushtetuese kjo.
E kuptoni cpo ndodh?
Ky, Lulzim Basha dhe grushti i njerezve parapolitike qe e rrethojne, kane pezulluar deri tani, Kushtetuten, ne kapitujt e saj qe hedhin themelet e Drejtesise se Re, asaj qe njerezit po e kerkojne me ngulm.
Po e bejne kete nisur nga interesa te ngushta personale.
Kane krijuar nje sistem qe i ka vendosur mbi ligjin, te pabarabarte me cilindo te ndryshem ne kete vend, qytetare me se shumti;
Jane kthyer ne te pandeshkueshem!
Thjesht se kane nje parti, jane deputete, ministra ne kohe te ndryshme.
Tani, pertej ketij akti kaq te rende, po synojne te pezullojne te drejten e njerezve per te vendosur me vote, te zgjedhin se si duan te qeverisen, mbi cilat parime dhe nga cilet njerez, politike ose jo te tille.
Edhe ketu, me te drejten se kane nga nje parti, te madhe-relative kjo, te vogel sa nje njeri apo nje shtepi-fakt ky.
Po a ka arsye per kete?
Shikoni, nese dikush do perpiqet te me thote nje te tille, patjeter qe duhet ta nise nga nje e tille:
Organizimi dhe administrimi i zgjedhjeve nga partite.
Per me teper kur shumesia e tyre, nuk arrin kurre te perfaqesoje shumicen e votuesve ne kete vend, pa permendur ata qe jane jashte tij.
Nisur nga kjo, mua nuk me tremb hic terheqja e funksionareve partiake te PD dhe, biznesmeneve te tjere me parti, nga Komisionet e Zonave te Administrimit Zgjedhor.
Perkundrazi, kjo eshte rruga e duhur.
Madje kete duhet ta bej edhe partia ku une militoj, ti shkoje deri ne fund rekomandimit te OSCE-ODIHR per te larguar partite nga komisionet e organizimit e administrimit te zgjedhjeve.
A ka vertete kete qellim Lulzim Basha? Une them jo!
Ai ka vetem nje qellim: te pezulloje te drejten e shqiptareve per te zgjedhur.
Ky qellim nuk ka lidhje me zgjedhjet e lira, por me deshtimin e paralajmeruar nga ai. Deshtimin ai po e gatuan vete. Njerezit nuk do ta falin kurre luften e tij ndaj Drejtesise se Re qe shqiptaret kerkojne.
Ashtu sic nuk do ta lejojne kurre rikthimin pas, shume pas, para ’90-tes, kur e drejta per te zgjedhur jo vetem ishte pezulluar, por ishte vrare.
Mosbesimi ndaj tyre, shqiptareve votues eshte fyes, por pezullimi i te drejtes per te zgjedhur eshte krim!
Po e perseris, ne, Partia Socialiste e Shqiperise, hyme ne zgjedhje me nje qeveri qe na vrau me pushke mu ne mes te bulevardit.
Madje nuk hyme nje here, por dy here ne zgjedhje me kete qeveri.
Hyme ne zgjedhjet vendore vetem 4 muaj pasi ajo qeveri na vrau.
Por hyme ne zgjedhje edhe heren e dyte, dy vite pasi ajo qeveri na kishte vrare dhe vjedhur, diten per diell e ne nje gjykate publike qe percaktoi ndryshe nga populli se kush duhet te ishte fituesi.
Rastis qe eshte i njejti, ky spurdhjaku qe kercenon me destabilizim tani, duke pezulluar Kushtetuten dhe te drejten per te zgjedhur me vote.
Nga frika! Fiks nga frika.
Ne i fituam zgjedhjet me besimin e madh tek shqiptaret, e drejta e tyre bazike per te zgjedhur me vote.
Ky eshte thelbi;
Lulzim Basha nuk ka besim tek shqiptaret.
Frika nga deshtimi po e rishtyn ne krim ndaj tyre.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com