TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor hap procedurat prokuruese për “Realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të votave, në Qarkun e Fierit”.

Nga 6 kompani që kishin shfaqur interes në momentin e paraqitjes së ofertave u paraqitën 4 kompani ofertuese. Kompanitë e paraqitura janë: INDRA, kompani spanjolle, ES & S, kompani amerikane, DRS, kompani angleze, SCITL, kompani spanjolle.

Sot në datën 17.01.2013, në orën 10.00 në ambjentet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve u hap proçedura prokuruese me objekt: “Realizimi i Sistemit Elektronik të Numërimit të votave, në Qarkun e Fierit”.

Ashtu siç ishte njoftuar në median vendase dhe atë të huaj, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të kësaj proçedure prokuruese bëri pranimin e ofertave teknike të paraqitura nga shoqëritë e interesuara.

Nga 6 kompani që kishin shfaqur interes, në momentin e paraqitjes së ofertave pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve , u paraqiten 4 kompani ofertuese. Më konkretisht kompanitë e paraqitura janë:

1- INDRA, kompani spanjolle
2- ES & S, kompani amerikane
3- DRS, kompani angleze
4- SCITL, kompani spanjolle

Pas marrjes në dorëzim dhe inventarizimit të dokumentacionit të paraqitur nga ofertuesit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u tërhoq për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave teknike.  Në ditët në vijim KVO, do të njoftojë kompanitë që do të kualifikohen në këtë fazë dhe do të ftojë ato të paraqesin ofertat ekonomike.

Kjo procedurë zhvillohet në dy faza, faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave teknike dhe faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave ekonomike.

Projekti pilot i numërimit elektronik të votave do të bëhet në Qarkun e Fierit dhe në Tiranë.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)