Pas deklaratave të kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj se është i hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen, një deklaratë e ngjashme vjen edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe dhe së pret bashkëpunime nga cdo parti për koalicion pas zgjedhjeve.
Ai shtoi se nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet ata janë të hapur për bashkëpunim.
“Ne nuk kemi vija të kuqe dhe presim çdo parti për koalicion pas zgjedhjeve. Nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet jemi të hapur për bashkëpunim me të. Është vështirë ta shpjegosh këtë situatë sepse Kushtetuta nuk lejon që presidenti të jetë pjesë e një partie. Duhet ekuilibër mes forcave politike dhe këtu ofrohemi ne për mbështetje”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërkohë që kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, është shprehur edhe njëherë i bindur se do të arrijë të fitojë më shumë se 50% të vendeve në Parlament dhe nuk do të ketë nevojë për një gjë të tillë.
“Ne do të kemi një referendum në këto zgjedhje. Sondazhet deri tani Lëvizjen Vetëvendosje e kanë vendosur të parën duke fituar 50 përqind të ulëseve në Kuvendin e Kosovës”.
Duke theksuar edhe njëherë që forca që ai drejton nuk ka nevojë, për të formuar koalicione dhe se do të drejtojë e vetme vendin.
Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht ditën e djeshme dhe fushatat janë larg turmës dhe zhurmës së zakonshme, për shkak të masave kufizuese kundër COVID-19.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
Cfar del kur puqen dy gomere.....??
Përgjigju