Zgjedhjet në Kosovë/ 6 autobusë me emigrantë mbërrijnë nga Gjermania në mbështetje të Albin Kurtit (VIDEO)

Me motot Krejt dhe Drejt, qindra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit po kthehen në Kosovë, për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Nga Gjermania në Kosovë ditën e djeshme kanë ardhur gjashtë autobusë me përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje. Në videot e shpërndara në internet ata dëgjohen duke thirrur emrin e kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti.

Autobusët me emigrantë kanë arritur në Kosovë rreth mesnatës përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Ndërkohë që janë bërë publike  edhe nisma të shumta nga emigrantë në vende të ndryshme, të cilët pavarësisht masave kufizuese për të parandaluar pandeminë, kanë vendosur të kthehen në Kosovë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion