Edhe pse 13 qershori është një garë brenda PD, Lulzim Basha e shikon si një garë për t’iu përgjigjur kryeministrit Rama.

Në një postim në ‘Facebook’ Basha shkruan se me 13 qershor demokratët nuk do dorëzohen dhe se nuk do heqin dorë nga Shqipëria, por do i japin përgjigjje Edi Ramës. Sipas tij, demokratët do ta largojnë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin.

“Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët”, shkruan Basha.