Zgjedhjet në veri të Kosovës, KFOR: Jemi të angazhuar, nëse kërcënohet stabiliteti, veprojmë sipas mandatit! Dy vendet të zbatojnë marrëveshjen

Misioni i KFOR është në gatishmëri të plotë për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në veri të kosovës. Komandanti i KFOR Michele Rituccia deklaroi nga Brukseli se trupat e KFOR do jenë të angazhuara nëse kërcënohet stabiliteti dhe liria e lëvizjes.

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve në veri të Kosovës në komunat me shumicë serbe, komandanti i KFOR Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se janë të angazhuar të kryejnë misionin në përputhje me mandatin OKB-së. Sipas gjeneralit Ristuccia, trupat e KFOR do të jenë të angazhuara nëse kërcënohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes, për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë, si dhe në dobi të stabilitetit rajonal”

Këto deklarata Gjenerali Ristuccia, i bëri pas takimit në selinë e NATO-s në Bruksel me zyrtarin e lartë Mircea Geoana, me ambasadorët evendeve anëtare dhe partnerët e vendeve të tjera që kanë trupa në KFOR.

“Ata theksuan mbështetjen e tyre të fuqishme për misionin në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit”, tha komandanti i KFOR. Ai përshëndeti Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se thelbësore është që palët të fillojnë zbatimin në angazhimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur si dhe të shmangin zhbërjen e arritjeve të rëndësishme që tashmë janë bërë”.

Gjenerali Ristuccia po ashtu ka theksuar se ai si komandant i KFOR-it do të vazhdojë të luajë rolin e tij në mbështetjen e përpjekjeve që synojnë krijimin e sigurisë së përhershme për gjeneratat e ardhshme.

“Këtë do ta bëj në koordinim të plotë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë BE-në, OKB-në, OSBE-në dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organeve të saja të sigurisë”, ka thënë Ristuicca.

Në zgjedhjet e posaçne në komunat në veri, serbët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë ndërsa autoritetet kosovare konfirmojnë se pavarësisht kësaj ato do të mbahen. Në margjinat diplomatike, çështja e zgjedhjeve konsiderohet të jetë një çështje e nxehtë politike dhe e sigurisë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër

Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër