Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e nesërme (26 shkurt) aplikimet e 11 partive për tu regjistruar për garën elektorale të 11 majit.

Mes 11 këtyre partive, janë dhe ‘Djathtas 1912’ e Enkeljd Alibeaj, dhe ‘Koalicioni Euroatlantik’ i Lulzim Bashës.

Kërkesat që do të shqyrtojë nesër KQZ janë:
-“Aleanca Demokracia e Re”, me Kryetar z. Edmond Stojku
 -“Aleanca Demokratike Shqiptare”, me Kryetar z. Eduart Abazi
 -“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar z. Rivelino Çuno
 -“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me Kryetar z. Krenar Rryçi
 -“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me Kryetar z. Gjet Ndoj
 -“Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me Kryetar z. Gaqo Apostoli
 -“Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me Kryetar z. Selami Jenishehri
-Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me Kryetar z. Emin Subashi
-Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me Kryetar z. Valentino Mustaka
-“Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”
 -“Koalicioni Euroatlantik” me Kryetar z. Endri Hasa