Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës

Takimi i ambasadorit të OSBE Michel Tarran me Grupin Ndërkombëtar të Punës

Me caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të 11 maj 2025, të gjitha aktorët po bëjnë përgatitjet.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi sot një takim të posaçëm të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, me praninë e përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri.

Të ftuarit e veçantë në takim, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe drejtorja e Drejtorisë së Votimit nga Jashtë Jona Josifi, i njohën pjesëmarrësit me punën aktuale dhe përgatitjet që po bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre.

'Në fokus të veçantë ishte zbatimi, për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri, i votimit nga jashtë vendit. Komisioneri Celibashi e falënderoi Prezencën e OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vijueshme për KQZ-në', njoftoi sot Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Grupi Ndërkombëtar i Punës për Zgjedhjet është një forum i krijuar me nismën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, që mblidhet periodikisht për të shkëmbyer informacione dhe për të bashkërenduar qëndrimet dhe asistencën për çështjet zgjedhore.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun