Zgjedhjet, PD e PS Shkodër nisin 
“luftën” brenda llojit për Bashkinë

Zgjedhjet, PD e PS Shkodër nisin <br />“luftën” brenda llojit për Bashkinë
SHKODËR - Nëse eksponentët e PD Shkodër deri dje refuzonin të kandidonin sot situata është ndryshe. Përjashtimi i deputetit Tom Doshi nga radhët e PS e të mbeturit zbuluar për PS-në e Shkodrës kanë bërë që kampi tjetër të valojë nga gëzimi.

Lufta e hapur e Tom Doshit me kryeministrin Edi Rama bën që deputeti i Shkodrës të mos jetë më lideri i PS në qytetin më të madh verior ashtu si 10 vitet e fundit. Kaq është dashur që festa te demokratët e Shkodrës të nisë që herët. Të nesërmen e përjashtimit të deputetit të Shkodrës nga PS, dhjetëra përfaqësuesve të PD, e madje edhe disa prej drejtuesve u shndriste fytyra. Kursi në radhët e PD ka ndryshuar menjëherë dhe nuk është dashur shumë që lufta brenda llojit për kandidatin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të fillojë. Shumë e tërhequr vazhdon që të jetë deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron