Zgjedhjet, PD në Durrës harron
Agron Dukën, do kandidatin e saj

Zgjedhjet, PD në Durrës harron<br />Agron Dukën, do kandidatin e saj
Partia Demokratike ka filluar tashmë maksimalisht angazhimin e saj për përzgjedhjen e kandidaturave që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit për 61 bashkitë e vendit. Kështu strukturat e PD-së në qytetin e Durrësit kanë nisur intensivisht nga puna dhe janë të angazhuar maksimalisht në propozimet e emrave për të rakorduar në një kandidat potencial për bashkinë e qytetit bregdetar. Në këtë mënyrë Partia Demokratike anashkalon rrjedhimisht propozimin e bërë nga aleatët e Partisë Republikane për një kandidim të mundshëm të Agron Dukës për bashkinë e Durrësit. Propozim i cili është bërë kohë më parë nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu, dhe që në asnjë moment nuk është bërë një hap prapa në deklaratat e aletatëve të PD-së, duke i qëndruar fort bindjes së tyre që Duka është një kandidat potencial që i garanton fitoren koalicionit të djtahtë në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Pavarësisht lobingut që republikanët kanë bërë për kandidatin e tyre Agron Duka, Partia Demokratike duket se nuk po e merr dhe aq në konsideratë qëndrimin e hapur të aleatit të saj në opozitë, përkundrazi e djathta në Durrës po kërkon figurën e kandidatit potencial brenda radhëve të saj. Këtë e bëjnë me dije burime brenda strukturave të PD-së në degën e qytetit bregdetar, ku theksojnë se propozimet nga grupseksionet e PD-së vazhdojnë deri në afatin final, për të përzgjedhur më pas mes emrave të propozuar kandidatin që do garojë nga PD në bashkinë e Durrësit.

Kujtojmë këtu që edhe zëra brenda demokratëve e kanë deklaruar hapur se bashkitë e mëdha nuk mund t’ju lihen zona të lira aleatëve por duhet të përfaqësohen nga figura dhe emra potencial nga radhët e Partisë Demokratike, njëri nga këta zëra ka qenë deputetit Genc Pollo. Ndërkohë burime nga PD-ja në Durrës bëjnë me dije se disa nga emrat, të cilët janë pjesë e listës, ku njëri prej tyre do të jetë kandidati i demokratëve në zgjedhjet e qershorit, janë figura të spikatura qoftë në fushën politike, në fushën akademike dhe pjesë e shoqërisë civile. Disa nga emrat e propozuar deri tani nga strukturat e PD-së në Durrës, janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Oerd Bylykbashi, Igli Cara, Redi Myshketa pedagog, dr.shkencave Shkëlqim Fortuzi, Arqile Gorea, Armand Teliti etj. Lista me propozimet e grupseksioneve mbyllet ditën e hënë me datë 10 Mars.

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron