Zgjedhjet, PDIU:Roli ynë në Dibër
vendimtar,meritojmë post ministro

Zgjedhjet, PDIU:Roli ynë në Dibër<br />vendimtar,meritojmë post ministro
Ermal Telha, sekretar i Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli” në Report Tv ka thënë se strukturat e saj në Dibër kanë punuar maksimalisht për fitoren e kandidatit të majtë për bashkinë Dibër, Muharrem Rama.

Duke u ndalur tek lëvizjet e ardhshme të PDIU-së nëse kandidati i majtë fiton zgjedhjet në Dibër, Telha ka thënë se PDIU meriton një post në kabinetin qeverisës, pasi kjo fitore do të tregonte qartë fuqinë e vërtetë të PDIU-së.
 
Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve dhe epërsisë që kandidati i majtë ka ndaj atij të djathtë, Ermal Telha sekretar i PDIU-së ka thënë se ai nuk ishte surprizë dhe se ai është ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kontributi i PDIU-së.

Nuk është surprizë rezultati i deritanishëm në Dibër. Ky rezultat është një detaj që tregon forcën e vërtetë të PDIU-së. Nëse Bashkia e Dibrës fitohet nga Muharrem Rama, në e meritojmë një kabinet ministror pasi tregon se PDIU është aleate e fuqishme e ASHE-së” tha Telha.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron