Zgjedhjet për krerët e PD në Tiranë
Mziu "del" mbi Lulzim Bashën 

Zgjedhjet për krerët e PD në Tiranë<br />Mziu
TIRANE - Selia blu ka "mbrojtur" veten sa i përket mos zbatimit të urdhrave që dalin nga tryezat e kësaj partie dhe me firmën e kryetarit Luzim Basha. Në një reagim të Partisë Demokratike mbi zgjedhjen e krytarit të bashkisë Kamëz si kreu i ri i degës, thuhet se zgjedhjet brenda kësaj partie ishin një festë dhe shkollë e demokracisë, e forcës së votës së anëtarësisë.

“Kjo ka shfaqur në sytë e publikut tiparin modern e perëndimor të demokratëve çka kontraston rëndë me modelin oligarkik të dyshes Rama-Meta”, theksohet në reagimin e PD-së. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Demokratët e Kamzës kanë votuar Xhelal Mziun si kryetar i degës së Partisë Demokratike në Kamëz, por kjo bie ndesh me urdhrin e nxjerrë nga  kryetari Lulzim Basha.

Udhëzimi i kryetarit të demokratëve për zgjedhjet dhe analizën e brendshme në PD, prerazi sanksiononte se në propozimin e kandidatëve për kryetar dege duhet të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës të PD-së me mandatin e të zgjedhurve: Deputet, Kryetar i Këshillit Qarku, Kryetar bashkie apo Kryetar komune.

Gjithashtu, skualifikonte nga kandidimi, kryetarët e seksioneve që kanë plotësuar dy mandate si dhe ata që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë pasur rezultatet më të ulta se se në zgjedhjet paraardhëse. Por në demokratët e Kamzës nuk duan t’ia dine për urdhërat që dalin nga zyra e kryetarit të tyre.

Kjo situatë ka sjellë edhe reagime të tjera. Deputetja Mesila Doda, e cila nuk ka kursyer ironinë, duke shkruar se tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnje pengese, propozon nisjen e fushatës: “Aldo Bumçi, kryetar i PD-së Tiranë”.

doda







Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni