Zgjedhjet për kreun e partisë
PD zbardh procedurën e votimit

Zgjedhjet për kreun e partisë<br />PD zbardh procedurën e votimit
Komisioni për zgjedhjet në Partinë Demokratike ka përcaktuar rregullat e garës për dy kandidatët për postin e kryetarit të kësaj force politike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.
 
Dy kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të përballen publikisht disa herë gjatë fushatës së tyre.
 
Pas mbledhjes në një deklaratë për mediat, Kryetari i Komisionit për zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Jemin Gjana ka shpjeguar përgatitjen e procesit të votimit në datë 22 korrik.
 
Votimi do të bëhet në cdo degë të PD në rrethe, ndërsa drejtuesit e tyre janë përgjegjës edhe për organizimin e takimeve me kandidatët.
 
Lista e votuesve do miratohet nga komisioni, jo më vonë se 5 ditë para zgjedhjeve, ndërsa përditësimi i fundit i anëtarësisë që do të merret për bazë do të jetë i datës 28 Qershor.
 
Kryesitë e degëve ne rrethe janë përgjegjëse për procesin e votimit të kreut të PD që zhvillohet ne datë 22.
 
Ambientet ku do të kryhet votimi do të miratohen nga Komisioni bazuar nga propozimi që do vijnë nga degët jo më vonë se 15 korriku.

Çdo degë ne rrethe do ketë një qendër votimi, ndërsa në selinë qendrore të PD do ngrihet qendra e votimit e njëra prej degëve të Tiranës, përkatësisht nr. 2 ku do votojnë përveç anëtarëve edhe anëtarët e kryesisë dhe deputetet.
 
Kjo kategori ka të drejtë të votojë këtu edhe në vendet ku janë me banim dhe kanë degën përkatëse. Në çdo qendër votimi do ngrihet një komision, ku kryetari do jetë një nga nënkryetarët e degëve.
 
Degët janë përgjegjësie për takimet e anëtarësisë me kandidatët. Përsa u përket fletëve të votimit miratohen 10 ditë para votimit.
 
Lista e votuesve do miratohet nga komisioni qendror elektoral, jo më vonë se 5 ditë para zgjedhjeve.
 
Lista do të përmbajë regjistrin elektronik të PD të përditësuar deri në 28 qershor 2017, kur u shpall vendimin për hapjen e garës.
 
Qendrat e votimit do të hapen në orën 08:00 dhe do mbyllen në orën 19:00. Nëse do të ketë anëtarë partie pas kësaj ore, do të pritet deri sa të votojnë të gjithë.
 
Kutitë e votimit, listat e votimit dhe procesverbalet e mbylljes së kutive, do të dorëzohen në Tiranë në komisionin Qendror, i cili do të përcaktojë vendin e grumbullimin e kutive dhe numërimit.
 
Pas përfundimit të numërimit të votave do të shpallet rezultati. Për çdo shqetësim të këtij udhëzimi ankimimet e palëve do ti adresohen Komisionit Elektoral Qendror, i cili ka të drejtë të marrë vendime rast pas rasti
” deklaroi ai.
 
Kryetari i Komisionit është Jemin Gjana, anëtarë janë; Tritan Shehu, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj dhe Bardh Spahia.
 
Janë gjithashtu dy punonjësit e administratës së Partisë Demokratike të sektorit të organizimit, Minushe Lazaj dhe Albert Avdyli.
 
Në përbërje të këtij komisioni janë edhe 2 anëtarë që përfaqësojnë dy kandidatët.
 
Arben Ibro i propozuar nga Basha dhe Riza Xhura i propozuar nga Selami.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike do të mbahen më 22 korrik dhe në garë janë Lulzim Basha përballë Eduard Selamit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre