Zgjedhjet për kryetar të ri, Basha: PD rrezikon përçarjen nëse dorëzoj drejtimin, beteja jonë është me Ramën, KQZ e kapur politikisht

Është i vetmi mes katër kandidatëve që ka zgjedhur të mos shkojë me një platformë në duar përballë demokratëve, por Lulzim Basha ka bindjen se është i duhuri për të vijuar drejtimin e Partisë Demokratike. Gjatë takimit me strukturat në Lezhë, Basha tha se dorëzimi i partisë mund të cojë në përcarje të saj.

 “Dorëzimi përball atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çoj në lindjen e një përçarje në radhët tona”, tha Basha

Por Basha pranon se Partia demokratike ka nevojë për ndryshim, duke nisur që nga statuti, për të cilin është kritikuar ashpër.

“ Bashkë kemi bërë një udhëtim jo thjesht politik, por edhe transformues brenda partisë tonë. Në 2018 kemi miratuar një statut të ri, i kemi dhënë fuqi anëtarësisë, kemi bërë organizime dhe riorganizime dhe padiskutim që ne duhet të vazhdojmë të jemi të gatshëm të bëjmë përmirësime të tjera”, shtoi ai.

Nga Lezha, Basha deklaroi se beteja e tij është përballë Edi Ramës, ndërsa tha se do ta vijojë zbardhjen e masakrës elektorale, pavarësisht se sipas tij, insitucionet ku PD ka ankimuar zgjedhjet, referuar Komisionit Qendror të zgjedhjeve, janë të kapura politikisht.

"Parti e vlerave doli në fushatë me vlera, me njerëzit e vlerave, me një program vlerash dhe më një fushatë vlerash. Eshtë padiskutim mençuria politike e demokratëve që ditën përkundër agresionit dhe makinerisë së propagandës disavjeçare të Edi Ramës, jo vetëm qëndrojmë të bashkuar krah më krah njëri-tjetrin në këtë betejë, por ta zgjerojmë e ta forcojmë këtë bashkim siç e bëmë duke përthithur brenda frontit tonë energjinë e të gjithë grupeve të interest që kërkonin ndryshim. Duke nënshkruar për herë të parë në historinë e pluralizmit mbi 12 kontrata midis Partisë Demokratike si forcë e ardhshme qeverisjëse dhe organizatave përfaqësuese të mbi 1.3 milionë shqiptarëv që nga ato të biznesit, e të fermerëve, tek ato të persekutuarve e të pronarëve, që nga ato të mjekëve e të të studentëve, tek ato të turizmit.  Pra, një front, një bashkim vullnetesh vizionesh dhe mbi të gjitha pritshmërish për ndryshim", tha Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 31/05/2021 18:33

    Luli nuk te kane perzene akoma Se ti me veten tende je ne rregull problemi eshte qe per ne te tjeret ti paske qene nje rrote...... qe ske te dyte.budalla komplet

    Përgjigju
  • Ben: 31/05/2021 15:18

    Ky eshte budalla complet.Mashtrues ordiner.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë

Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë