Zgjedhjet/ Përfundon afati, 11 subjekte dorëzojnë listat me nga 186 emra! PS 6 minuta me vonesë, PD ‘vrapon’ në momentin e fundit

TIRANË- Zyrtarisht 11 subjekte zgjedhore kanë dorëzuar në KQZ emrat e 186 kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Afati përfundoi në mesnatë dhe listat i ka dorëzuar Partia Socialiste e Edi Ramës, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD e Tom Doshit, Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës, ⁠AKSH e Elena Kocaqit, ADR e Edmond Stojkut, ⁠Partia Atdheu dhe Mundësia e Agron Shehajt.

Kandidatët i dorëzuan edhe tre koalicionet “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, “⁠Shqipëria Bëhet”, e Lapajt dhe Shabanit dhe koalicioni “Djathtas për Zhvillim” e Shehit dhe Alibeajt.

Partia Demokratike si gjithnjë i dorëzoi listat në momentin e fundit, ku demokratët u nisën nga selia blu drejt KQZ vetëm 6 minuta para skadimit të afatit në 00:00. PS theu ‘traditën’ duke shkuar 6 minuta me vonesë në KQZ. Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" i Shehit dhe Alibeajt janë subjekti i fundit zgjedhor që po hedhin listat online në sistemin e KQZ pasi kalimit të afatit.

SUBJEKTET ZGJEDHORE QË DORËZUAN LISTAT ME KANDIDATË
1. Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit
2. ⁠Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës
3. ⁠PSD e Tom Doshit
4. ⁠Shqipëria Bëhet, Lapaj-Shabani
5. ⁠AKSH, Elena Kocaqi
6. ⁠ADR, Edmond Stojku
7. ⁠Partia Atdheu
8. ⁠Mundësia – Agron Shehaj
9. ⁠Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
10. PS e Edi Ramës
11. Koalicioni "Djathtas për Zhvillim"- Shehi-Alibeaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:03
Siç e ka zakon, PD nxiton të dorëzojë në KQZ listat me kandidatët për deputet 6 minuta para përfundimit të afatit

 

Partia Demokratike ka mbërritur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, vetëm 6 minuta para përfundimit të afatit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHKLQIM KORRO: 13/03/2025 10:15

    Nuk merret kalaja me shpata të ndryshkura!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm