Zgjedhjet, policia monitoron
fushatën, në terren 7047 efektivë

Zgjedhjet, policia monitoron<br />fushatën, në terren 7047 efektivë
Policia e shtetit nis monitorimin e fushatës elektorale dhe aktiviteteve politike të organizuara nga partitë për zgjedhjet e përgjithshme të cilat mbahen më 25 Qershor 2017.
 
Në raportin e policisë rezulton se 22 aktivitetet pjesë e fushatës nga subjektet politike në të gjithë vendin të zhvilluara një ditë më parë, të gjitha kanë përfunduar pa u shënuar asnjë incident.
 
Pak ditë më parë policia në një komunikim publik deklaroi se është e angazhuar për të siguruar rend dhe qetësi përgjatë fushatës elektorale “Kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në mbarëvajtjen e zhvillimit të gjithë procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë dhe ato për Kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 25 Qershor 2017”.
 
E gjitha fushata elektorale dhe procesi i zgjedhjeve më datë 25 qershor sipas policisë do të monitorohet nga 7047 uniforma blu të cilat janë të trajnuara dhe do të jenë të pajisura përgjatë gjithë kohës me udhëzuesin libër xhepi të hartuar nga policia në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime