Zgjedhjet, priten ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ligjin e pushtetit vendo
TIRANË - Pesë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, autoritetet shqiptare pritet të nisin punën për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.
TIRANË - Pesë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, autoritetet shqiptare pritet të nisin punën për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor. Krahas ndërhyrjeve të pritshme në Kod, priten ndryshime dhe në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor", nisur nga fakti se në zgjedhjet e ardhshme do të zbatohet ndarja e re territoriale me 61 njësi.
Mazhoranca tashmë i ka përgatitur draftet me ndërhyrjet në ligjet respektive, ndërsa pret që dhe opozita t'i bashkohet këtyre nismave ligjore, shqyrtimi i të cilave pritet të nisë me fillimin e sesionit të ri parlamentar, më 19 janar.
Ndryshimet në të dy ligjet janë kryesisht me karakter teknik, dhe synojnë përshtatjen e tyre me ndarjen e re. Ndërhyrjet në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", parashikojnë ndër të tjera një rritje të numrit të anëtarëve të këshillave në të 61 bashkitë, e bazuar kjo dhe në kriterin e numrit të popullsisë që ka çdo bashki.
Ndërkohë, ekspertë të pavarur zgjedhorë janë shprehur për domosdoshmërinë e përmirësimit të ligjit elektoral, ku nevojitet të reflektohen rekomandimet e
OSBE/ODIHR, por dhe ndryshimet e krijuara me miratimin e hartës së re territoriale.
Në kuadër të procesit të ardhshëm zgjedhor pritet të marrë zgjidhje dhe përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili prej tetë muajsh, vijon të funksionojë me katër anëtarë dhe ku mazhoranca nuk është e përfaqësuar. /ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56