TIRANE - Socialistët të shtunën e ardhshme më 23 shkurt do të startojnë me fushatën elektorale. E zgjedhur në mënyrë simbolike data 23 për zhvillimin e këtij eventi të rëndësishëm që do zgjasë gjithë ditën, për ta përqasur atë me 23 qershorin e ditës së zgjedhjeve parlamentare, socialistët do të shpalosin në mënyrë të detajuar para shqiptarëve programin për fushatën e ardhshme parlamentare, por dhe platformën qeverisëse pas zgjedhjeve. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS të drejtuar nga Rama është diskutuar dhe vendosur data 23 shkurt, pas shtyrjeve nga data 9 në 16 shkurt të eventit. Do ketë dhe një takim të grupeve të punës javën e ardhshme përpara se të startojë ky aktivitet për t’i dhënë dorën e fundit tërë organizimit të tij e për të startuar në mënyrë konkrete fushatën elektorale.
Në mbledhjen e djeshme të grupit të PS është diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbahet në seancën e radhës të Kuvendit në lidhje me debatin që ka shpërthyer për vendimin e gjykatës së Tiranës për të akuzuarit si vrasë të 21 janarit, ku Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës dhe ish-gardisti Agim Llupo u liruan direkt në sallën e gjyqit, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar përkatësisht 23 dhe 25 vite burg për të akuzuarit. Mësohet se në 60 minutshin e debatit të lirë, deputetët e PS do akuzojnë Berishën se ka uzurpuar institucionet e po përsërit për herë të dytë përplasjen me SHBA po për shkak të gjyqësorit. Mësohet se nuk përjashtohet mundësia të kërkojnë Berishën në interpelancë në lidhje me këtë fakt. Ndërsa kreu i PS Rama tha në mbledhjen e grupit se qeveria po vjedh copëza të programit “Për një Rilindje Kombëtare”.
Sipas tij kjo tregon se qeverise i kane shterur idetë dhe se duhet t’u hapë rrugë atyre që i propozojnë dhe i realizojnë këto ide. “Qeverisë i ka ardhur koha të largohet sepse po mbijeton duke marrë copëza të programit tonë është kuptimplotë që i ka ardhur koha të largohet. Ne që kemi idetë kemi aftësinë e duhur të realizojmë këto ide”, tha Rama. Kreu i PS akuzoi qeverinë se po kopjon programin e PS në pika siç është heqja e TVSH për makineritë bujqësore të importuara, heqja e TVSH për pagat e ulëta nën 300 mijë lekë dhe kthimin e QSUT-së në një universitet mjekësor. “Heqja e TVSH për makineritë është refuzuar për një kohë të gjatë nga qeveria si një propozim absurd dhe pastaj është adoptuar nga qeveria, por jo në masën e propozuar prej nesh e jo për një kategori të caktuar.
Besoj se të gjithë e kanë parasysh reagimet e qeverisë që akuzoi PS për këtë propozim duke pretenduar që ai vinte nga kanalet e interesave të monopoleve dhe sot jemi në kushte ku kryeministri ka deklamuar adoptimin e kësaj mase”, tha Rama. Ku sipas tij, në programin e PS është shkruar që në 5 nëntor 2011 një pjesë e planit tonë për transformimin e arsimit dhe që QSUT të kthehet në Universitet Mjekësor. Rama tha se kopjimi i programit të PS është një përpjekje e dëshpëruar për ti rezistuar një projekti që është i parezistueshëm dhe që krijon çdo ditë mbështetje te njerëzit. “Berisha ka rrëzuar vetë gjithë ngrehinën e propagandës kundër sistemit të taksimit të ndershëm”, tha Rama. Ai prezantoi projektin sipas tij shumë ambicioz për shëndetësinë.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama: Për shëndetësinë, duhet transformim rrënjësor