Zgjedhjet, Rama: Fitore e
padiskutueshme, fillim i ringritjes

Zgjedhjet, Rama: Fitore e <br />padiskutueshme, fillim i ringritjes
TIRANE - Shqipëria është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm dhe se zgjedhjet e 23 qershorit kanë një peshë të veçantë për të ardhmen e vendit. Kështu është shprehur kreu i Partisë Socialiste Edi Rama duke folur në takimin e Akademisë Politike e Partisë Socialiste.

“Është e rëndësishme që së bashku të bëjmë gjënë e duhur deri në 23 qershor ku ky popull do të marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Një vendim që nuk do të afektojë vetëm 4 vitet e ardhshme, por një dekadë. Shqipëria është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm. Ekonomia e Shqipërisë është në një gjendje shumë të rëndë. Ju e përjetoni në familjet tuaja. Shteti e përjeton në pamundësinë për të mbledhur të ardhura dhe për të shpenzuar për qytetarët dhe për shërbimet që duhet të ofrojë. Shoqëria vetë është në një gjendje shumë të vështirë. Shifrat e kriminalitetit janë shumë të larta. Ato rriten vazhdimisht. Ndërkohë hapësirat për punësim, hapësirat për vetëpunësim nëpërmjet një sipërmarrjeje, hapësirat për karrierë në kuptimin e mirë të fjalës, përmes meritës në rrugën e lirisë së konkurrencës janë të gjitha të zëna. Dhe të gjitha këto janë arsye që deri në 23 qershor edhe nëpërmjet kësaj rruge të Akademisë Politike, secili nga ju të bëjë diçka më shumë se zakonisht. Të bëjë diçka më shumë se zakonisht, duke përdorur pikërisht politikën, mundësinë që të jepet që bashkë me të tjerë të përçosh rreth e rrotull zërin e një ndryshimi që vetë ti e ke të nevojshëm”, u shpreh Rama.

Për kryetarin e PS-së fitorja në zgjedhjet e qershorit është e padiskutueshme, por ajo duhet të konsiderohet vetëm si fillimi i një rruge për ringritjen e vendit.

“Ne duhet të fitojmë së bashku. Në 23 qershor duhet të fitojë secili nga ju. Duhet të ndjehet fitimtar secili nga ju. Duhet të festojë fitoren secili nga ju, jo thjesht si kontributor në një fushatë, por si kontributor në rrugën e një Rilindje Shqiptare, e cila vetëm sa fillon ditën kur mbaron fushata, vetëm sa nis ditën kur përfundon numërimi i votave, vetëm sa hapet përpara nesh si një horizont sfidash dhe mundësish ditën kur mbyllet gjithë ky proces”, tha Rama.

Akademia Politike e Partisë Socialiste vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë të rinjve, të interesuar për ta ndjekur atë. Në vitit të saj të tretë, në Akademi do të marrin pjesë 400 studentë nga rreth 1000 të rinj që kishin aplikuar në fazën e parë të përzgjedhjes.

Programi i Akademisë për këtë vit përmban 7 module dhe të rinjtë kanë një program të ngjeshur në leksione. Një ceremoni e veçantë është organizuar me këtë rast merrnin pjesë edhe drejtori i Fondacionit “Fridrich Ebert” për Shqipërinë, Frank Hantke, si dhe kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë