Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë

Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë

Manastirliu, Rama dhe Veliaj

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e 3 shkurtit të deleguarit për qarkun e Tiranës. Burime bëjnë me dije se takimi është zhvilluar në një hotel në kryeqytet, ndërsa Rama ka lënë porositë e tij.

Fokusi i diskutimeve ka qenë tek vota e diasporës, ku burimet thonë se Rama ka kërkuar që të arrihet objektivi i PS për regjistrimin e 35 mijë emigrantëve vetëm për qarkun e Tiranës.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, peshën për qarkun më të rëndësishëm të vendit, Tiranën, nuk e ka vetëm Erion Veliaj. Punën organizative të strukturave së PS në Bashkinë Tiranë e ka ministrja Ogerta Manastirliut, ndërsa për 4 bashki të qarkut, Kavajën, Vorën, Rrogozhinën e Kamzën është përgjegjëse Elisa Spiropali.

Ndërkohë, deputeti Pandeli Majko është deleguar në Kavajë, ministri Ervin Hoxha tek njësia numër 1, deputeti Erion Braçe te njësia 5, ministri Blendi Gonxhe në Kombinat, deputetja Olta Xhaçka te njësia numër 2 dhe ministrja Albana Koçiu te njësia numër 11.

Ndërkohë, paraditen e sotme Rama mblodhi në selinë rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve, ku kërkoi që të punohet më shumë në ato qarqe ku numri i emigrantëve të regjistruar është i ulët, sidomos Kukësi, Gjirokastra, Dibra dhe Lezha.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qlalal: 03/02/2025 23:46

    Ju paskan mbajtur vone per te nxjerre lajmin per partine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD

Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD