Zgjedhjet, Rama porosi degëve
e koordinatorëve: Dilni në terren

Zgjedhjet, Rama porosi degëve<br />e koordinatorëve: Dilni në terren
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të premte në selinë rozë, kryetarët socialistë të degëve në rrethe si dhe 12 koordinatorët e emëruar nga Kryesia vetëm pak ditë më parë. 

Takimi është mbajtur në kuadër të organizimit elektoral të partisë më të madhe në mazhorancë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në qershor të 2017-ë.

Rama ka qenë i prerë në porositë e tij drejtuar krerëve të degëve dhe të deleguarve, që të fillojnë punën në terren dhe të kontaktojnë zgjedhësit.

"Dilni në terren dhe punoni me votuesit pa humbur kohë", mësohet të jetë shprehur Rama.  


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin