TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një ftesë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar për zgjedhjet më 11 maj. Rama ka publikuar një pjesë nga fjalimi i tij në Kuvendin Rinor Kombëtar, ku ndër të tjera kërkon që diaspora të votojë PS, pasi siç shprehet ai kush mendon se kjo parti ia ngriti kokën Shqipërisë në Europë dhe botë duhet të duhet të regjistrohet pa humbur kohë.
Kryeministri thotë se vota për PS është rruga e vetme për ndërtimin e shtetit modern shqiptar. Rama u bëri thirrje atyre të mos e lënë për ditën e fundit, por të futen në faqen e KQZ-së, në internet dhe të regjistrohen.
“Nëse nga sot në 100 ditë, votave të shqiptarëve të Shqipërisë do t’u shtohen për herë të parë edhe votat e shqiptarëve të Europës dhe botës kjo do të thotë se ne luftuam, duruam, por në fund bëmë këtë që premtuam, dhe kush ndër ta mendon se ne ia ngritëm kokën Shqipërisë në Europë dhe botë duhet të duhet të regjistrohet pa humbur kohë që me votën e vet për PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jenë qytetarë kryelartë dhe të barabartë mes të barabartësh në familjen e bashkuar evropiane", shprehet Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka zgjedhur të rikthejë edhe një pjesë të fjalimit ku shigjeton opozitën si një kënetë bretkosash me në krye një buf kënete. Rama thekson se një votë e çuar diku tjetër është një gur i hedhur në ujë.
Kush na ndjek nga jashtë vendit në këtë moment, duhet ta ketë parasysh se afati i fundit i regjistrimit si zgjedhës nga aty ku janë është data 4 mars, mos e lini për ditën e fundit, por futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim: vota e çuar diku tjetër është një gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozite bretkosash, e cila ka në krye një buf kënete”, tha Rama.
Për herë të parë, në zgjedhjet parlamentare të 2025 do të votojë edhe diaspora.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.8%
-
Të gabuar
90.3%
-
Nuk kam mendim
3.9%
Vota total: 3249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edi Rama publikon pjesë nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë: Ja arsyeja kur flet përballë idiotsisë ndërkombëtare
12 Shkurt, 10:20
-
Kuvend/ ‘Dorëzoni Ballukun’, deputetët e PD bllokojnë foltoren sapo i ndërpritet fjala Berishës! Balla: I shërbyen Serbisë! Debate edhe për protestën e dhunshme
12 Shkurt, 07:40
-
E paralajmëroi Rama, zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri
11 Shkurt, 15:56
-
Rifillon puna për Reformën Territoriale, PD kthehet në komision 2 muaj pas bojkotit: Të dalim me një produkt konsensual
11 Shkurt, 15:24
-
Protesta e dhunshme e PD/ Analisti Kikia për Report Tv: PD e ndryshoi metodologjinë, tubim agresiv politik! Përplasja ka kosto, qytetarët tërhiqen
11 Shkurt, 15:04
-
Kërkohet ‘pezullimi’ i ministres Diella, aktorja Bisha padi: U shkel kontrata, të mos përdoret imazhi im! Dua dëmshpërblim 1 mln euro
11 Shkurt, 12:15
-
Protesta e dhunshme e PD/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Vendosmëria e opozitës nuk shuhet me gaz lotsjellës
11 Shkurt, 11:07
-
Fondi Social 2026 për shtresat vunerabël, 65 mijë përfitues! Fonde 12 bashkive, Rama: Vëmendje familjeve në nevojë! Gonzato: Të rishikohet legjislacioni
11 Shkurt, 10:52
-
‘Fondi Social 2026’, Gonzato: Shqipëria ka marrë 100 mln euro për të mbështetur zhvillimet e kapitalit njerëzor! Duhet harmonizim i legjislacionit me atë të BE
11 Shkurt, 10:38
-
Protesta e PD/ Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë! Koçiu: PD pagoi miltantë për 'revoltë popullore', fshihen pas të miturve
11 Shkurt, 10:03
-
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, nxënëset e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan përgatiten për Festivalin e parë të Shkencës
11 Shkurt, 08:35
-
Gjithçka gati në shkollën e re 'Gjokë Doçi' në Mallakastër, Rama: Standarde bashkëkohore për 300 nxënës dhe mësues
10 Shkurt, 18:12
Te votojne emigrantet per Rilindjen dhe Saliun ne menyre qe te mos kthehen me as per pushime. Oligarget dhe parate e pista me betonizimin, zenien e cdo hapesire te mundshme publike dhe duke abuzuar deri ne ekstrem me cmimet tua marrin edhe ato pak kursime qe kane me djerse.
PërgjigjuPo tè digjet shtèpia, i thanè "tè mènçurit". Jo mo jo,,ia priti ai,,ja ku e kam çelèsin unè. Ky "kryeministri rilindas" qè drejton tè gjithè hajdutèt brerès tè kètij vèndi,,tund çelèsin po ashtu. Nuk i ka ngelur mè asnjè alternativè, veçse tè besojè nè gènjeshtrat dhe mashtrimet qè nxjerr vetè nga goja çdo ditè. Nèse Shqipèria do tè kishte pasur sot,,njè zè tè besueshèm opozitar dhe jo tè degjeneruar si Berisha e Meta,,ky kryeministèr me çelèsin e shtèpisè nè dorè,,,i shkon pas Arben Tigrit nè arrati,,,atij hajdutit tjetèr qè e kishte zèvèndès dhe sè bashku ndritèn Shqipèrinè. Kjo qeveri, ky kryeministèr, KANÈ HUMBUR ÇDO LEGJITIMITET. SPAK,,duhet ti shoqèrojè si keqbèrès atje ku kanè vèndin. Nuk tè duhet tè jesh prokuror me pèrvojè tè madhe, pèr tè konstatuar se ky vènd VETÈM VIDHET, vetèm ABUZOHET. Paturpèsia dhe çoroditja personale e kètij njeriu, shkon deri aty saqè degjeneron edhe kulturèn e debatit,,,,,"shtet bektashi",,,"100 mijè palestinezè",,,,200 mijè muxhahidinè nga Afganistani. Kemi me bollèk gjithçka,,,vetèm shqiptarè nuk do kemi mè. Politikè shqiptare, pèr shqiptarèt? Pika qè su bie.!!!
PërgjigjuI sakt Gjergji nuk i hiqet presje komentit tuaj.
Winston Churchill i humbi zgjedhjet qe u bene menjehere pas fitores se Britanise ne Luften e Dyte Boterore, sepse zgjedhesit e kuptonin qe çmimin e fitores e kishin paguar me se shumti njerezit e zakonshem. Ky qe i paska ngritur koken shqiptareve e kupton qe thjeshte po qarkullon leket e emigranteve dhe trafikanteve ne nje ekonomi qe mbetet primitive? Sakrificat i kane bere dhe i bejne emigrantet. Nderkohe popullsia e vendit eshte katandisur 2,4 milione fryme, me se shumti pensioniste.
PërgjigjuGrit pensionet ne Shqiperi pastaj koken ne Europe.Pa pensione dinjitoze harroje voten
PërgjigjuRegjimet fashiste skane brire
Përgjigju