Zgjedhjet/ Report Tv në Kosovë, nesër transmetim maratonë për procesin e votimit! Gazetari Isai: Diaspora e Europës e shprehu vullnetin e saj

Ekipi i Report Tv është vendosur në Kosovë, ku do të ndjekë hap pas hapi procesin e zgjedhjeve parlamentare në një transmetim maratonë bashkë me Shqiptarja.com. 

Nga Prishtina, gazetari Arlind Isai dha lajmin e përfundmit të procesit të votimit për diasporën e Kosovës, në Europë.

“Mirëmbrëma nga Prishtina e ftohtë! Sa i takon klimës dhe temperaturës, përditësimet e fundit që mora nëpërmjet aplikacioneve tregonin -3 gradë në Prishtinë. Klima është e qetë sa i takon asaj të mbështetjes së partive politike. Janë 71.16% me të drejtë vote të cilët kanë hedhur votën e tyre, për të shprehur vullnetin e tyre, Duhet të kujtojmë se janë afro 20 mijë e 300 persona të regjistruar si pjesëtarë të diasporës së Kosovës, të cilët ishin regjistruar për të kryer procesin nëpër selitë diplomatike. Kosova votën e diasporës e ka të strukturuar dhe e kryen atë nëpërmjet postës dhe selive diplomatike. Pra, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë kufirit të saj, mund të shkojnë nëpër selitë diplomatike për të hedhur fletën e votimit në kutitë që janë vendosur aty, ose mund të shkarkojnë fletën e votimit, ta vendosin e atë në një zarf së bashku me një fotokopje të mjetit të tyre të identifikimit dhe nëpërmjet postës ta dërgojnë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në Prishtinë, i cili më pas proceson votën e tyre në kuadër të numërimit të votës. Një tjetër hap i votës së diasporës është edhe ai i kutive postora. Ministria e Jashtme e Kosovës me KQZ me një staf të posaçëm, marrin fletët e votimit të hedhura në këto kuti postare dhemë pas I raportojnë nëpërmjet procesve të parashikuara me KQZ. Janë rreth 105 mijë shtetas të Kosovës të cilët kanë të drejtë vote si anëtarë të diasporës”,- tha Isai.

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. 

Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. 

Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

“The Times”: Shqipëria, vendi ballkanik me plazhe spektakolare, mikpritje të ngrohtë dhe kryeqytet emocionues

“The Times”: Shqipëria, vendi ballkanik me plazhe spektakolare, mikpritje të ngrohtë dhe kryeqytet emocionues