Kosova zhvillon zgjedhjet të dielën e 9 shkurtit ku afro 2 milionë qytetarë do të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë e re. Në këto zgjedhje për herë të parë marrin pjesë afro 105 mijë votues nga diaspora ku këtë të shtunë deri në orën 19:00 do të mund të bëjnë përzgjedhjen përmes postës ose fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
Por, shumë prej tyre kanë vendosur të votojnë fizikisht. Njëri prej tyre është edhe Agron Morina nga Prizreni i cili prej 10 vitesh jeton e punon në Slloveni, por është kthyer bashkë me familjen vetëm për të hedhur votën në kuti.
“Kam ardhur të votoj fizikisht nga frika e keqpërdorimit të votës nëse do votoja përmes postës. Nesër do te jete një ditë feste ndërsa vota ime do jetë për ndryshimin e Kosovës dhe problemeve që diaspora ndeshet kur vjen në Kosovë”, tha ai.
28 forca politike garojnë në këto zgjedhje, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione. Kandidatët për kryeministër janë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kërkon një mandat të dytë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
50.8%
-
Barazim
30.7%
-
Fiton Shqipëria
18.5%
Vota total: 655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?
20 Mars, 18:37
-
Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë
20 Mars, 17:48
-
Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën
20 Mars, 16:55
-
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?
20 Mars, 13:22
-
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Koraci 'tremb' Vuçiçin! Kroacia: Iku koha kur pyesnim Beogradin! Vëngu: Serbia ikën nga tavolinat, s’mund të kërkojë llogari
20 Mars, 12:38
-
Kosovë/ Kërkoi anulimin e afro 19 mijë votave të LDK-së e rivotim me postë, Kurtit i refuzohet kërkesa
19 Mars, 17:42
-
‘Edhe pse i madh ndihej i vogël përpara tyre’/ Fotografi personal i Hashim Thaçit kujton episodet e rralla të ish-Presidentit dhe prindërve të tij
19 Mars, 16:43
-
Kosova stërvitet në ‘Fadil Vokrri’, dy yjet e Dardanëve shqetësojnë trajnerin Foda
19 Mars, 16:10
-
Enver Robelli: Votat dhe pisllëku
19 Mars, 13:28
-
Policia e Kosovës aksion në Veri, arreston 16 të dyshuar për kontrabandë me armë
19 Mars, 12:50
-
Marrëveshja ushtarake tripalëshe/ Eksperti i Sigurisë: Me rëndësi strategjike, Kosova përfiton shumë, do krijojë lidhje të tjera
19 Mars, 12:37
-
Veton Surroi: Konsensusi i Kopenhagës dhe konsensusi i Prishtinës
19 Mars, 11:18